Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BRAZILI, REKORD BOTËRORËSH: 228 GOLA TË SHËNUAR

Brazili vendosi një rekord të ri në ndeshjen me Meksikën, e fituar 2-0. “Seleçao” bëhet skuadra që ka shënuar më shumë gola në historinë e botërorëve, 228 të tillë, duke kaluar Gjermaninë me 226.

 

TAJLANDË, 6.500 NË PRANGA PËR BASTE MBI BOTËRORIN

Në Tajlandë, 6.500 persona u vunë në pranga pasi kishin vënë baste për ndeshjet e Botërorit. Tajlanda është një vend ku vendosja e basteve është e paligjshme.

 

PESIMIZËM PËR CAVANIN, RIAFTËSIMI GATI I PAMUNDUR

Tek Uruguaji rritet pesimizmi për Edinson Cavanin. Për sulmuesin e Paris Saint-Germain, riaftësimi në kohë nga dëmtimi në pulpë është gati i pamundur. Mundësitë që të luajë ndaj Francës janë të pakta.

 

JAPONIA JEP TJETËR LEKSION QYTETARIE Tifozët e

Japonisë dhanë një tjetër leksion qytetarie në Botërorin e Rusisë. Në përfundim të ndeshjes dramatike me Belgjikën, ata filluan të pastrojnë shkallët e stadiumit, ashtu siç kishin bërë edhe më parë gjatë turneut.

 

MEKSIKA, OSORIO KUNDËR ROCCHIT: FAVORIZOI BRAZILIN

Trajneri i Meksikës, Osorio nuk e kapërdiu dot eliminimin në Botëror nga Brazili, e lëshoi akuza kundër arbitrit Rocchi si dhe Neymarit. “Rocchi favorizoi Brazilin, ndërsa Neymar është një klloun”, tha Osorio pas ndeshjes.

Top Channel