Ka nisur sërish këtë të hënë seanca dëgjimore për gjyqtarin Artan Lazaj, i cili është vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me kërkesën për përjashtimin e trupës gjyqësore.

Përjashtimi u kërkua pasi, sipas palës mbrojtëse të gjyqtarit të Tiranës, trupa e KPK-së u tregua e njëanshme për kërkesën e Lazajt që donte t’u nënshtrohej të 3 komponentëve të vettingut, sikurse e kërkon ligji.

Por, kërkesa e tij është rrëzuar dhe seanca vijon sipas procedurës së përcaktuar.

Artan Lazaj kandidon për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Top Channel