Moti dominohet nga kthjellime në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësira lokale zhvillohen në ekstremin Verior duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Sërish orët e vona të pasdites ri-vendosin kushtet e motit të kthjellëta në të gjithë Shqipërinë.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veri-Perendimor, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesdite duke bërë që maksimumi në shumë qytete të ngjitet në 35°C.

Top Channel