Sipas EMSC, Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmologjisë, paraditen e të hënës janë shënuar lëkundje toke me magnitudë 4, në afërsi të Himarës.
Çifti i prokurorëve të marrë të pandehur nga prokuroria e Durrësit për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë u pezulluan nga detyra nga eprorja e re Arta Marku, me të cilën ata hynë në luftë menjëherë sapo ajo u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Juve shënoi titullin e 7 radhazi kampion dhe për këtë të gjithë tifozët e ‘Zonjës së Vjetër’ kanë një arsye më shumë për të festuar. Përveçse janë skuadra më e titulluar në Itali, kanë edhe rekordin e titujve rresht të fituar.
Dy avionë janë përplasur në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ditën e diel.
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko është takuar me presidentin e rajonit të Abruzzos në Itali dhe kryebashkiakun e Pescara-s.
“Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Ky është një material audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt”, tha Ervin Salianji.
Izet Ajdini shkon për t’i bërë shërbime mekanike mjetit të tij që e përdor për transport udhëtarësh të paktën 2 herë në muaj. Ai përshkon përditë aksin Sarandë- Kalasë-Tatzat një prej rrugëve rurale më të rrënuara në të gjithë bashkinë e Delvinës.
Të premten ajo pranoi publikisht se është biseksuale, e po atë natë lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, për të cilën ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.
Çdo verë ka trendin e saj por 2018-ta vjen krejt ndryshe, sport dhe relaks e mbi të gjitha e pushtuar nga ngjyrat. Kryesisht femrat, por edhe meshkujt, këtë verë mund të shijojnë ngjyrat e ndezura, lulet, printimet e rikthyera në trend, puplat e lehta apo dantellën e teminat.
Gjyqtarja e Tiranës Manjola Xhaxho e kaloi testin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot të marrë një vendim pozitiv për gjyqtaren Xhaxho, duke e rikonfirmuar atë në detyre në Gjykatën e Tiranës.
Mendohet se unaza e fejesës që dhurohet nga një bashkëshort ose i fejuar gjatë kërkesës për martesë, reflekton dashurinë e tij ndaj gruas që e pranon atë.
Farmacistët pezullojnë sot aktivitetit të tyre në të gjithë vendin nga ora 11:00 deri më 13:00. Raportohet për farmaci të mbyllura në vijnë nga Fieri, Lushnja, Durrësi, Lezha.
Pallati Kensington ka postuar foto brenda kuzhinën ku do të gatuhet dreka e dasmës së princit Harry me Meghan markle në kështjellën Windsor.
A drejton aktualisht Agron Xhafaj një organizatë kriminale? 24 orë pas kësaj pyetjeje ndaj Ministrit të Brendshëm, Partia Demokratike publikoi një material, i cili ajo tha se është përgjim ambiental, që sipas sipas tyre provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.
Karl Marks është përshkruar shpesh si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë shkaktuar shekuj të tërë debatesh të zjarrta.
Pas samitit të Selanikut në 2003, ai i Sofjes më 17 maj është më i rëndësishmi për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse mungon edhe një javë nga mbyllja e këtij sezoni në Ligue 1, është zbuluar formacioni më i mirë, i cili është dominuar nga kampionët e PSG.
Finalja e konferencës së Lindjes në NBA fillon nën shenjën e Bostonit. Skuadra e Celtics fitoi sfidën e parë në serinë e përballjeve me Cleveland 108-83 duke marrë kryesimin 1-0.
Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të shtetit të së drejtës. Ky ka qenë komenti i kreut të Shtetit Ilir Meta i pyetur nga gazetarët për çështjen “Tahiri”.
Në Brazil grabitjet me armë në mes të ditës janë kthyer në një problem serioz prej vitesh, e për këtë arsye edhe shumë njerëz civilë lëvizin të armatosur.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka vijuar turin e llogarindhënies me banorët e Dvoranit, në qarkun e Korçës, prej nga bëri të ditur se 90 % e fermerëve aplikues janë fitues paraprake.
“Kam Lajme”, shkroi Rita Ora në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it.
Gjithmonë është besuar që humbja e peshës do të thotë të kesh uri. Por e vërteta është se nëse hani pak ngadalësohet metabolizmi duke favorizuar rënien në peshë.
Ishte java e parafundit e La Liga-s dhe Barcelona po shkonte drejt një rekordi, pasi deri mbrëmjen e së dielës nuk kishte pësuar asnjë humbje, por transferua e Levantes rezultoi disfata e parë për skuadrën e Ernesto Valverde.
Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes pasi ka goditur me thikë një 37-vjeçar.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ai i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi kanë zhvilluar turin e llogaridhënies në Sarandë, Delvinë, Konsipol dhe Finiq.
A do të përmirësohen raportet mes Gjermanisë dhe Rusisë, për shkak të politikës së njëanshme të Trumpit? Kontaktet janë shpeshtuar ndërkohë që edhe vendet e tjera po veprojnë.
Liqeni i Farkës është tashmë jo vetëm destinacioni i preferuar i fundjavës, por edhe vendi perfekt për gara sportive. Më 10 qershor, do të mirëpresë Triatlon, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.
Alexander Zverev është fituesi i turneut Masters të Madridit. Talenti gjerman mposhti në finale një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim në sipërfaqet me dhè, pikërisht Dominic Thiem me rezultatin 2-0 me sete 6-4; 6-4
Dy persona janë arrestuar në Lushnje dhe në Fier pasi villnin kabull elektrikë, duke lënë pa energji një serrë dhe një kompani telefonike.
Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat, po ashtu edhe ofertat nga klube të tjera. E për rastin e dyshes sulmuese të Juventus, Dybala dhe Higuain, nuk ka pasur përjashtim.
I verdhë si asgjë tjetër, me erë të mirë dhe flasim për limonin që nuk mungon asgjëkundi dhe është një aleat i pazëvendësueshëm i bukurisë sonë.
Pasi Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit, Beitar Jerusalem, ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan.
Pavarësisht moshës tepër të re, Gianluigi Donnarumma pushtoi shumë shpejt zemrat e tifozëve kuqezinj me performancën e tij në fushë.
Juventusi nën drejtimin e Massimiliano Allegri tejkaloi vetveten duke ngritur për të 7-tën herë radhazi trofeun e kampionit të Serie A.
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku në bulevardin “Bajram Curri”, pati të shtëna me armë zjarri.
Parashikimi i motit bën të ditur se e hëna do të jetë me kthjellime e vranësira, por do të ketë shira pasdite.
Lumi Drin që përshkon Lezhën është ndotur këtë mëngjes. Në të gjithë gjatësinë e tij janë parë mbetje.
Dy persona në një motoçikletë kanë kryer një sulm vetëvrasës në një stacion policie në Surabaya, një ditë pas një vale vdekjeprurëse shpërthimesh në qytetin indonezian.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne duke prezantuar hartën e financimeve për ndërtimin e shkollave dhe terreneve sportive.
Hëna dhe Mërkuri në shenjën tuaj të bën të jetosh në harmoni me emocionet dhe mendimet e tua.
Presidenti amerikan Donald Trump me politikën e tij të ashpër e ka ringjallur debatin politik mes Moskës dhe Berlinit. Me 11 maj është zhvilluar një telefonatë mes presidentit rus Putin dhe kancelares Merkel. Ndërsa me 15 maj do të takohen në Bruksel ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës me kolegun e tyre iranian. Më 18 maj është planifikuar të mbahet në Soçi një takim mes kancelares Merkel dhe presidentit Putin.
Qeni nuk është vetëm miku më i mirë i njeriut, por me të mund ndash problemet dhe sekretet. Është besnik, i heshtur, nuk të ndërpret teksa i flet e mbi të gjitha nuk jep këshilla të lodhshme… në fakt nuk jep këshilla fare.
Shkaktoi jo pak trazira kur u shpall dhe tani po bëhet realitet. SHBA hapi sot ambasadën e re të saj në Jerusalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.
Shefi i MI5 po paralajmëron se i ashtuquajturi shteti islamik aspiron të kryejë sulme shkatërrimtare dhe më shumë komplekse në evropë, pasi humbi territor në lindjen e mesme.
Me titullin kampion të siguruar 2 javë më parë, ndeshjet e mbetura të sezonit për Barcelonën kanë patur synim për të vendosur rekordin e pathyeshmërisë.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Bulevardin “Bajram Curri” në orët e mbrëmjes së kësaj të diele.
Ajo që pritej që pas hapit fals të Napolit ndaj Torinos, ndodhi. Juventusi u shpall kampion i Serisë A edhe matematikisht.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për denuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.
Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë aksit nacional Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit janë plagosur 4 persona.
Kryeministri Edi Rama thotë se është guxuar me projektin për stadiumin e Kombëtares Shqiptare.
Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.
Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan ka gjetur një mënyrë origjinale për të ngjizur gjurmët e traditës që në moshë të vogël.
Heroi i kësaj të diele në kryeqytet është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë qendrës së kryeqytetit.
Atalanta i shkëputi me forcë një pikë Milanit, në një ndeshje të rivalizuar e luftuar deri në minutat e fundit dhe në kufijtë e një ndeshjeje normale.
Një zjarr i fuqishëm përfshiu rafinerinë e naftës që ndodhet në fshatin Balldren të Elbasanit.
Festa e midhjes në Sarandë hyri këtë vit në edicionin e saj të pestë. Si vitin e kaluar, edhe sivjet, festimet janë zhvendosur më pranë liqenit në Ksamil, vendi ku ajo prodhohet.
Çelja e sezonit turistik në Vlorë ka vijuar edhe aktivitete të shumta, por dhe me një festival ndërkombëtar, Aulona Folk.
Portrete njerëzish e në të njëjtën kohë kafshësh. Autoportete të një lloji të veçantë… Figura njerëzore të deformuara, jo për të treguar së jashtmi një njeri dhe defektet e tij, por për të shpërfaqur botën e tij të brendshme.
Qeveria ka deklaruar se do ta rrisë buxhetin për arsimin me 5%, por ky mbeti një premtim elektoral, pasi edhe në këtë mandat të dytë të të majtëve, kjo nuk ka ndodhur.
Sigurimi i detyrueshëm motorik do të paguhet në bazë të historikut personal që ka gjithësecili gjatë drejtimit të mjetit.
Vllaznia duket e dorëzuar tashmë në luftën për mbijetesë, ndonëse matematika e mban ende në lojë, por situata bëhet edhe më dramatike, pasi trajneri Gjoka ka vendosur të ‘braktisë anijen në prag të mbytjes’.
Partizani “zhyti” Vllazninë në zonën e ftohtë dhe mbetet në një vend që e çon në Kupat e Europës, dy javë nga fundi i Kategorisë Superiore.
Chelsea mbeti jashtë Ligës së Kampionëve, por e ka ende një shpresë të fundit! Manchester City vendosi një rekord 100 pikësh, Liverpuli zuri vendin e katërt e Salah vulosi një rekord dhe Totenhemi siguroi vendin që e çon direkt në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Chelsea i saj nuk shkëlqeu në këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Në kohën e marrëdhënieve në nivelin më të ulët historik me Bashkimin Europian, që nga koha kur ka ardhur në pushtet, Recep Taip Erdogan duket se po kërkon aleancë të re në Londër.
Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini e bardhë që i ishte dhuruar Papa Françeskut dhe që vetë ai e kishte destinuar për financimin e disa projekteve të bamirësisë.
Lewis Hamilton është i ri, beqar, dhe i preferuari i Çmimit të Madh të Spanjës për momentin, kështu që nuk është çudi që ylli i “Formula 1” bën një jetë të shfrenuar e plot luks.
Një grup shkencëtarësh e biologësh gjermanë janë në fazën e fundit të procesit për “riprodhimin” e trurit të neandërtalit.
Lacio ka bërë pikërisht atë që besonte edhe tifozi më optimisit i Interit. Skuadra e Simone Inzaghit ka lënë për në javë të fundit përcaktimin nëse do të jetë ajo në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, apo zikaltërit.
Ferrari duket se është rikthyer tek telashet dhe Mercedes tek dominimi. “Kokëkuqja” ishte larg nisjes së këtij sezoni të Formula 1 edhe në garën për Çmimin e Madhe të Spanjës.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, që la në arrest shtëpie ish-ministrin e Brendshëm dhe tashmë ish-deputetin, Saimir Tahiri.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se nuk ka frikë nga sanksionet e mundshme të Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por më shumë e shqetësojnë problemet e tilla, siç është ikja e popullit nga Serbia dhe shkalla ulët e lindshmërisë.
Reforma në Drejtësi do të prekë edhe psikologët. Me hyrjen në fuqi të Kodit të Procedurës Penale për të mitur, në janar të këtij viti do të rishikohet roli dhe profili i psikologëve që trajtojnë çështjet e drejtësisë, pasi rezulton se vendimet e tyre në gjithë këto vite kanë qenë abuzive.
Tashmë është zyrtare, Roberto Mancini, nga dita e hënë nuk do të jetë më trajner i Zenitit të Shën Pjetërburgut.
E diela e gjeti ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 6 muaj nga nisja e hetimeve për të, gjyakata vendosi që ai të mos dalë nga banesa.
Te Paris Saint Germain ka ardhur momenti i lamtumirave. Klubi parizien dhe tifozët e tij përshëndetën për herë të fundit Thiago Mottën, i cili vendosi që të tërhiqej nga futbolli i luajtur pas 510 ndeshjeve të zhvilluara në karrierë, me 40 gola të shënuara.
Xhulio Vrenozi është fituesi i sfidës së boksit me amerikano-latinin, Luca Capuano, një ndeshje që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në Fier, qytetin e tij të lindjes.
Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takime me simpatizantët e saj në Lushnjë, në kuadër të turit për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Pjesëtarë të një familjeje qëndrojnë pas serisë së shpërthimeve që kishin në shënjestër 3 kishat në qytetin indonezian Surabaya.
Furnizimi me energji i zonës turistike të Orikumit do të përmirësohet me përfudimin e disa investimeve në rrjetin e tensionit të lartë dhe të mesëm, që po kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.
Banorët e qytezës së Orikumit kanë protestuar paraditen e së dielës për mungesën e investimeve në këtë zonë, duke bllokuar kalimin e automjeteve për 30 minuta në urën e Izvorit.
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, me qëllim shtimin e aktiviteteve kulturore në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut Veliaj, vëmendja ndaj aktiviteteve kulturore është po aq e rëndësishme sa ajo ndaj infrastrukturës, apo ajo ndaj sektorëve të tjerë.
Mirupafshim Bundesligë! Pas thuajse 55 vitesh është shembur edhe “muri” i Hamburgut. Klubi nga qyteti portual i veriut të Gjermanisë nuk e kishte njohur kurrë më parë rënien nga kategoria, që prej vitit 1963 kur “lindi” kategoria elitë e futbollit gjerman, ajo që sot e njohim si Bundesliga.
“Exclusive” sjell një dokumentar mbi tre epokat e shtëpisë së futbollit, por sidomos mbi “Arenën Kombëtare” sot, që nisi të ndërtohej mes shumë debateve.
Politano dhe Berardi ishin ndëshkuesit e Interit në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”, teksa ndihmuan skuadrën e Sassuolos të fitojë 2-1 ndaj zikaltërve.
Futbolli spanjoll i zgjidhi të gjitha enigmat e këtij sezoni. Përveç titullit kampion të La Ligës, që u vendos në sfidën mes Barcelonës dhe Deportivos, në fund të muajit prill, verdiktet e tjera u dhanë një ditë më parë.
Dyshes së demokratëve që prej disa ditësh ndjek dhe denoncon çështjen e Agron Xhafës nga Selia Blu, këtë të dielë iu shtua një i tretë.
Për më shume se 100 familje në fshatin Shamoll në Korçë, ndërtimi i një ujësjellësi do t’i jepte zgjidhje përfundimtare kalvarit të gjatë të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.
Dominic Thiem dhe Alexander Zverev do të jenë ata që do të diskutojnë finalen e Turneut Masters të Madridit.
Izraeli po përgatit një seri aktivitetesh për të festuar nga kjo e dielë hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeruzalem, një lëvizje kjo që nxiti protesta të shumta mes palestinezëve dhe shtoi frikën për shpërthimin e mëtejshëm të akteve të dhunshme.
Këtë të dielë luhen ndeshjet e javës së 34-t të Kategorisë Superiore, kampionat që ka ende verdikte për të dhënë.
Në më pak se një javë nga përurimi, Moli te Diga e Liqenit është kthyer në një pikat më të dashura për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa orë të qeta pranë natyrës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimir, deklaroi paraditen e së dielës se Shkolla e Magjistraturës ka shkelur ligjin duke bërë testin e aftësive profesionale të magjistratëve në fshehtësi të plotë.
Kur italianët shkuan në zgjedhje në fillim të marsit, mesazhi ishte i qartë dhe i fortë: Është koha që partitë që kanë dominuar që nga fillimvitet ’90 të dalin nga skena politike.
I dyshuari i sulmit vdekjeprurës me thikë në qendër të Parisit, mbrëmjen e së shtunës, ishte lindur në vitin 1997 në Republikën ruse të Çeçenisë.
Një incident i rrallë ndodhi në Festivalin Europian të Këngës, gjatë finales së ditës së shtunë.
Humbja e papritur 1-2 ndaj Sassuolos në San Siro e bën gati të pamundur vendin e katërt të Serisë A për Interin.
Dani Alves do të mungojë në Botërorin e Rusisë për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë që do ta mbajë larg fushave 4-6 muaj.
Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e djegies së dy automjeteve në fshatin Bunavi, ditën e shtunë.