Vate Staka konfirmohet. Vetting-u e gjen të pastër prokurorin e Shkodrës

03/07/2018 12:37

Sot është dhënë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Shkodrës, Vate Staka.

Prokurori e kaloi vetting-un duke u konfirmuar në detyrë. Të tre ishin në rregull për prokurorin, i cili pas seancës u shpreh për mediat se “procesi ka qenë korrekt”.

“Është një skaner i 30 viteve i jetës dhe punës sonë. Sigurisht që ne kemi emocione, por nuk duhet të shqetësohen. Unë jam i kënaqur me procesin”, deklaroi Vate Staka.

Top Channel