Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KONCESIONET QË NA VJELIN

 Shqiptarët paguan mbi 78 milionë euro gjatë 2017 për tre kompani koncesionare që kryejnë shërbime monopol. Aeroportit të Rinasit, Aleat shpk i pasaportave dhe S2 Albania e skanimit në dogana deklaruan në fitim prej 3,1 miliardë lekësh.

 

PD: ARTA MARKU I SHËRBEN EDI RAMËS

PD vë në dyshim besueshmërinë ndaj vettingut për aplikim të standardeve të dyfishta nga organet përgjegjëse ndaj personave në shërbim të politikës. Enkelejd Alibeaj tha se rasti tipik është Arta Marku.

 

KALVARI I VUAJTJEVE PËR HERCEPTINËN

Herceptina, medikamenti i nevojshëm për kurimin e kancerit të gjirit vazhdon të mungojë në vend pavarësisht premtimit të kryeministrit për të kundërtën.

 

DONALD TRUMP KUNDER OBT

Donald trump hidhet në sulm ndaj OBT duke e akuzuar për keqtrajtim dhe disavantazhin ndaj SHBA. Nëse nuk ndryshon tha Trump, do mbajmë qëndrim.

 

GJERMANIA KONFIRMON JOACHIM LÖW NË PANKINË

Joachim Low do vazhdojë të jetë në drejtimin e kombëtares gjermane deri në vitin 2022. Pozicioni I tij u vu në dyshim pas eliminimit në botëror.

Top Channel