Fiks Fare i rikthehet edhe njëherë problemit të pronave në qarkun e Lezhës. Rreth 21 mijë m2 që sipas DAMT-së, konfirmohen si parcelë arë, në 1996 nga KKKP- ja njeh ish pronarit si tokë truall. Duke lënë jashtë hartës shoqëruese më shume se 9 banesa të ndërtuara në këtë sipërfaqe qysh prej vitit 1974.

Pranë emisionit Fiks fare u ankuan banorë të Shënkollit të cilët jetojnë në këtë zonë qysh prej vitit 1974. Disa prej tyre akoma më të hershëm. Ata me dokumente në duar, vërtetime dhe certifikata pronësie kanë vite që përplasen dyerve të gjykatës. Sipas tyre, parcela 95 kthyer ish pronarit “fantazmë” është parcelë mbi të cilën ato kanë ndërtuar shtëpi më leje ndërtimi, janë rritur dhe kanë krijuar familje. Sot gjykata dhe ish pronari po kërkon t’i nxjerrë jashtë.

Në vitin 1996,Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Lezhë, vendosi t’i kthejë ish pronarit, një sipërfaqe toke prej rreth 312 mijë m2. Ndër të tjera një sipërfaqe të ndodhur në Shënkoll, parcelë sipas komisionit me 21 mijë m2 truall, ku janë të ndërtuara rreth 23 shtëpi. Ky vendim është i shoqëruar me hartë. Por sipas banorëve, në këtë hartë mungojnë mbi 9 ndërtesa të ndërtuara aty qysh para vitit 1974. Dhe mbi të gjitha sipas qarkut, kjo parcelë është arë dhe jo truall siç është përcaktuar në vendim.

Duke ju referuar shkresës zyrtarë dhe dokumenteve që disponon Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së tokës, parcela me numër 95, në fshatin Shënkoll, komuna Shënkoll, gjendet në zërin kadastral arë, ndryshe nga sa pretendohet në VKKP ku kjo parcelë cilësohet si tokë truall.

Banorët e ankuar në Fiks Fare kanë jo vetëm dokumente pronësie dhe vërtetime të banesave të tyre të ndërtuara qysh prej vitit 1967 e deri më sot, por disponojnë edhe një deklaratë të ish kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Shënkoll, Rrok Deda, i cili me përgjegjësi të plotë deklaron se si miratohej ndërtimi i një banese para viteve 1990. Sipas tij të gjitha dokumentet e këtyre familjeve, por jo vetëm, që gjendeshin në protokollin e këshillit dhe në kadastër, fatkeqësisht u dogjën gjatë tranzicionit. Sipas tij këto ndërtime të parcelës 95, të ndërtuara para viteve 1990, ishin të përfshira në planin rregullues të fshatit. Gazetarët e Fiksit bashkë me banorët ishin edhe pranë zyrës së Gjendjes Civile të njësisë Shënkoll, ku intervistuan njërin prej punonjëse i cili konfirmoi se jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht ai i njeh këta banorë si të hershëm të vendosur aty qysh prej vitit 1974.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel