Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

AKU BLLOKON MBI 100 TON MISH
Mbi 100 ton mish i importuar nga Brazili janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë muajve maj–korrik, pasi rezultuan të infektuar me salmonelë. 50 ton u bllokuan vetëm sot.

RRUGË… PA DALJE, NË GOSË
Për herë të dytë brenda një muaji, banorët e fshatit Gosë të Bashkisë Rrogozhinë dolën në protestë, pasi rruga dytësore e ndërtuar pa asnjë standard, vetëm 1.5 km e gjatë, ka vetëm hyrje, pa dalje.

GJIMNAZET PUBLIKE MË MIRË NË MATURË
Rezultatet e provimeve të maturës treguan se nxënësit me rezultatet më të larta vijnë nga gjimnazet publike

DONALD TRUMP, LETRA KËRCËNUESE ALEATËVE TË NATO-S
Donald Trump i ka dërguar letra liderëve të vendeve aleate të NATO-s duke kërkuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, përndryshe do të rishohë praninë ushtarake globale të SHBA.

ZVICRA JASHTË BOTËRORIT, SUEDIA NË ÇEREKFINALE
Ishte radha e Zvicrës të lintë botërorin sot e dënuar nga një gol i suedezit Forsberg në minutën e 66 të ndeshjes. Ka filluar në këto momente sfida mes Kolumbisë dhe Anglisë.

Top Channel