Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

POLONIA, TRAJNERI NAWALKA LË KOMBËTAREN

Adam Nawalka nuk është më trajneri i Polonisë. Lajmi u konfirmua nga Federata Polake e Futbollit, e cila e shkarkoi atë pas eliminimit në Kupën e Botës në Rusi

NIGERI, RRËMBEHET DHE LIROHET BABAI I OBI MIKEL

Babai i kapitenit të Nigerisë, John Obi Mikel, u rrëmbye nga disa persona për t’u liruar vetëm në orët e fundit. Policia nigeriane bëri te ditur këtë ngjarje nëpërmjet zëdhënësit Ebere Amaraizu.

LOEW ENDE TE GJERMANIA, PAVARËSISHT ELIMINIMIT

Joachim Loew konfirmohet në pankinën gjermane. Sipas ‘Bild’ Federata gjermane e futbollit vendosi që t’i japë mundësinë 58-vjeçarit që të vijojë punën e tij pavarësisht dështimit në Kupën e Botës.

MARADONA: DO TË DREJTOJA ARGJENTINËN FALAS

Diego Armando Maradona e përkufizon veten e tij si zgjidhja e halleve të Argjentinës. “Do të kthehesha në pankinën e kombëtares edhe falas”, deklaroi Maradona për ‘Telesur’.

RAFAEL MARQUEZ TËRHIQET NGA KOMBËTARJA E MEKSIKËS

Kohë lamtumirash në Botërorin e Rusisë. pas Andres Iniestës që la Spanjën, edhe kapiteni i Meksikës Rafael Marquez bëri të ditur tërheqjen nga kombëtarja e vendit të tij pas 22 vitesh.

Top Channel