Akuza të reja për ngacmim seksual ndaj Kevin Spacey

04/07/2018 09:18

Policia po heton për 3 akuza të tjera për ngacmim seksual ndaj aktorit Kevin Spacey. Nga muaji shkurt e deri në prill të këtij viti, policia ka marrë të tjera akuza ndaj aktorit amerikan, për ngacmim seksual ndaj meshkujve në Londër dhe Gloucester.

Denoncimet e reja e çojnë në 6 numrin e akuzave për ngacmime seksuale ndaj Spacey, për të cilat policia në Londër ka nisur hetimet.

“Scotland Yard” nuk ka konfirmuar ende emrat e personave që kanë ngritur akuzat, por ajo që dihet është se ngacmimi i parë është raportuar në “Westminster” në vitin 1996; i dyti në Lambeth në vitin 2008; ndërsa i treti në Gloucester, 5 vite më parë.

Aktori 58-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, është akuzuar për ngacmime të tilla seksuale nga më shumë se 30 meshkuj. Akuza e parë ndaj tij erdhi nga aktorit Anthony Rapp, në nëntor të vitit 2017, i cili sqaroi se aktori e ka ngacmuar në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa Spacey 26.

Aktori Anthony Rapp akuzoi Kevin Spacey për agresion seksual në vitin 1986.

Ky i fundit tha se nuk mbante mend të ketë ndodhur një ngjarje e tillë, por më vonë kërkoi ndjesë publike. Spacey ka fituar dy çmime “Oscar”, për performancën e tij në filmin “American Beaty” në vitin 2000 dhe në filmin “Usual Suspects” në vitin 1996.

Top Channel