Pak kohë më parë u përfol se Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij bukuroshe, Georgina Rodriguez, janë fejuar, pasi kjo e fundit u fotografua në Ibiza krahë futbollistit portugez me një unazë diamanti në gisht.

Ndërkohë që spekulimet mendohen të jenë të vërteta, romanca e çiftit të famshëm vazhdon të jetë në “flakë”.

Modelja 24 vjeçare ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto duke puthur Cristiano Ronaldon.

“Faleminderit jetë,” shkruan ajo në postim, duke shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen për të.

Top Channel