Foto LSA

Portieri i Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxha do të rikthehet sërish të mbajë shiritin e kapitenit në skaudrën e kuqe.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme në Ohër, ku skuadra po vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Europa Leagues.

Futbollistët e skuadrës votuan në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur kapitenin e ri dhe ishte pikërisht Hoxha, ai që mori më shumë vota, duke rimarrë në krahun e tij edhe njëherë shiritin e Partizanit.

Kujtojmë që Hoxha ishte kapiten i të kuqve deri në fillim të sezonit 2017-2018, kur pas një përplasjeje me Iulianon, dorëzoi shiritin, i cili prej atij momenti u mbajt nga mesfushori Idriz Batha.

Ky i fundit u largua me marrëveshje me të kuqtë dhe do të vijojë karrierën te skuadra e Superligës greke, AEL Larissa.

Top Channel