Tërmeti me magnitudë 5,1 trondit Shqipërinë. Epiqendra, në Gjirin e Lalzit

04/07/2018 11:09

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.

Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit.

Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4.

Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese. Panik ka pasur edhe në zonën e Ishmit. Emergjencat Civile thonë se nuk ka informacione për dëme masive.

Gjithashtu, ka pasur për rreth 15 minuta edhe probleme me komunikimin telefonik.

Top Channel