Moti mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë Shqipërinë, deri pas mesditës kur priten vranësira kalimtare në zonat malore duke rrezikuar ekstremin Verior nga shira të izoluar.

Pasditja dhe orët vijuese risjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga Veri-Perendimi duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe gjatë mesditës, duke variuar nga 15 në 35 – 36°C.

Top Channel