FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Brenda 16 korrikut, mbi 11 mijë biznese të vogla duhet të deklarojnë për herë të parë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për periudhën prill-qershor 2018. Eksperti kontabël Bujar Bendo shpjegon se procesi i deklarimit kalon në tre hapa, duke filluar nga plotësimi i librave të blerjes e atyre të shitjeve dhe në fund tek deklarata finale e TVSH-së.
Në librin e blerjeve, bizneset duhet të regjistrojnë çdo faturë për mallrat që blejnë, por edhe shërbimet e tjera të domosdoshme për ushtrimin e aktivitetit.
“Në një faturë blerjeje janë të shënuara numri i serisë së faturës, data, emri i shitësit, rrethi dhe vlera totale e TVSH-së. Subjekti është i detyruar që çdo blerje malli, energjie, uji apo interneti do t’i hedhë në këtë libër dhe në fund del shuma totale e blerjeve”, shpjegon Bendo.
I njëjti parim ndiqet edhe për librin e shitjeve, ku bizneset duhet të regjistrojnë çdo shitje që bëjnë me faturë tek bizneset e tjera. Ndërsa për shitjet tek konsumatorët që regjistrohen në kasë procedura është më e thjeshtë: “Kemi rastet e shitjeve të subjekteve që ne përpilojmë faturë dhe në këtë rast do të vihet numri i faturës dhe numri serial i bllokut të TVSH-së, emri, NIPT-i dhe rrethi ku e kemi shitur, vlera me TVSH, vlera pa TVSH dhe vlera totale. Për të gjitha shitjet e tjera, nuk është nevoja të deklarojë çdo ditë shitjen e kasës”.
Librat e blerjeve dhe shitjeve duhet të dorëzohen brenda datës 10 korrik elektronikisht në faqen zyrtare të tatimeve. Pas dorëzimit të tyre, biznesi plotëson deklarimin e TVSH-së.
“Të gjitha shitjet, ato me faturë dhe me kasë, do të deklarohen këtu. Vlera neto dhe TVSH-ja për t’u paguar. Në rubrikën e blerjeve vendoset vlera neto dhe TVSH-ja e mbledhur. Diferenca midis TVSH-së në shitje të muajit dhe TVSH-së në blerje do të jetë diferencë për pagesë e plotësuar në deklaratë dhe gjeneron urdhër-pagesë për subjektin”, thotë Bendo.
Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, deri në datën 16 korrik mbi 11 mijë biznese të vogla do të deklarojnë TVSH-në për herë të parë për periudhën prill-qershor 2018, sipas vendimit të qeverisë që e uli xhiron e hyrjes në TVSH nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë në vit.
Top Channel