Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në ujërat e liqenit të Pogradecit, ndërkohë që kishte hyrë për t’u larë.

Sipas të dhënave, trupi i një burri të moshës 55-60 vjeç është gjetur i pajetë në afërsi të bregut.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Pojskë, ndërsa kanë qenë disa peshkatarë që kanë konstatuar trupin e pajetë në afërsi të bregut dhe e kanë nxjerrë atë nga uji.

Sipas dëshmive nga banorë të zonës, personi mendohet se kishte shkuar për t’u larë në liqen dhe është parë të pushonte në breg.

Pasi është nxjerrë në breg, ai është dërguar në Morgun e Pogradecit, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Top Channel