Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje, 1.7 % notë maksimale

02/07/2018 16:27

Janë publikuar pasditen e sotme rezultatet e lëndëve me zgjedhje të maturës shtetërore 2018.

Rezultatet janë publikuar në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Mësohet se 1.7 % e maturantëve janë vlerësuar me notën dhjetë, ndërsa 6.6% e maturantëve janë vlerësuar me notën katër.

Publikimi i notave të lëndëve me zgjedhje përmbyll edhe procesin e Maturës Shtetërore 2018.

Top Channel