Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VETTINGU NË POLICINË E SHTETIT

 Vettingu në policinë e shtetit ka ngecur në ngërç prej komisioneve të vlerësimit dhe plotësimin me 5 anëtarë ndër 100 aplikime. Në sitë do kalojnë 11 mijë efektivëve.

 

FLUKS APLIKIMESH PËR PUNËSIM NË GJERMANI

2500 djem e vajza nga Shqipëria të diplomuar për infermieri janë larguar për të punuar në Gjermani. Në proces janë edhe dy mijë infermierë të tjerë që po aplikojnë për punë.

 

TVSH-JA TEK BIZNESI I VOGËL

Brenda 16 korrikut mbi 11 mijë biznese të vogla duhet të deklarojnë për herë të parë tatimin mbi vlerën e shtuar për periudhën prill-qershor 2018. Procesi i deklarimit kalon në tre hapa.

 

BOTËRORI “RUSI 2018”

 Brazili e Meksika kanë nisur përballjen e tyre në këto momente, të 5-tën në botëror. 40 herë janë ndeshur gjithsej bashke, 23 takime prej të cilave janë fituar nga Brazili.

 

PAYNE NDAHEN PAS 10 VITESH

 Çifti i famshëm i show-biz Cheryl dhe Liam Payne kanë njoftuar ndarjen zyrtare të tyre pas shumë thashethemesh ndër vite. Shkak besohet të jetë lidhja e tij e ngushtë me Rita Orën.

 

Top Channel