Një ditë pas arratisë nga Porti detar i Durrësit dhe ujërat shqiptare, anija tregtare “Sea Scanner” vazhdon lundrimin drejt brigjeve kroate.
Një aksident rrugor me një të vdekur është shënuar në aksin Prrenjas-Librazhd.
Një person është arrestuar këtë të dielë, vetëm pak orë pasi qëlloi në ajër me armë zjarri, gjatë një konflikti në një lokal nate në plazhin e Dhërmiut.
Pasi dogji skenën e “Eurovision”, aty ku tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën në muajin maj, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë të ndezë skenën e sheshit “Skënderbej” më 25 korrik.
Ministri kosovar i Forcës së Sigurisë i cilësoi dorëheqjet e pjesëtarëve të kësaj force nga radhët e komunitetit serb, si përpjekje për dëmtim të imazhit të FSK-së.
Ende nuk ka ardhur koha për të stampuar bluzet zyrtare, por duket se vetëm një tragjedi mund ta ndalë Cristiano Ronaldon t’i bashkohet Juventusit këtë verë.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
Në opinionin publik kroat kishin dyshime para nisjes së këtij Botërori, nëse Zlatko Daliç do të ishte i duhuri për të menaxhuar një grup yjesh dhe lojtarë me karakter shpërthyes. Por, trajneri kroat ndoshta ka meritën më të madhe, që ka kualifikuar “dalmatët” mes 4 më të mirëve të globit.
Nga një hapësirë ku parkoheshin makinat, sot është kthyer në një hapësirë për qytetarët me infrastrukturën e nevojshme për t’u çlodhur çdo moshë.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar një oficer të policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel, të dyshuar për “korrupsion pasiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si dhe “shpërdorim detyre”.
Partia Demokratike deklaroi se firma “Fusha shpk”, që do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar, është subjekt i ligjit Antimafia për shkak të lidhjeve të gjakut të pronarit të saj.
Tragjedia “Pirro”, një vepër “e burgosur” shqiptare e shkruar në vitin 1934 prej Het’hem Haxhiademit, u ngjit në skenën natyrore të rrënojave të Antigonesë.
Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot, u bë të dielën e 29 prillit pjesë e lojës “100 milionë” në Top Channel, nga ku doli edhe fituese e 7.5 milionë lekëve.
Sheshi “Skënderbej” është vendi ku është shkruar historia e shtetit shqiptar. Një udhëtim në formë, simbolikë, përmasë, histori dhe gjithçka përfaqëson ky shesh, vjen sonte në mbrëmje në “Exclusive”, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”.
“Kina ka interes për një Europë të fortë”, deklaroi kryeministri kinez, Li Keqiang, në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore, që po zhvillohet në Sofje, i njohur si “Takimi 16+1”.
Anglia, Belgjika, Franca dhe Kroacia, sipas rendit alfabetik, janë skuadrat e mbetura që do të tentojnë të kapin fillimisht finalen, e më pas të ngrejnë trofeun e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi, epilogu i së cilës do të mbyllet mbrëmjen e 15 korrikut në Moskë.
Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
Dy doganierë janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Goricës nga specialistë të Krimit Ekonomiko-Financiar të Policisë së Korçës, pasi lejuan kontrabandimin e mallrave nga Maqedonia.
Një “fake news” ka bërë çorap gazetarët sportivë në Itali, të cilët vërshuan “lumë” në Aeroportin Linate të Milanos, ku prisnin të zbriste Cristiano Ronaldo. Ajo që panë në të vërtetë nuk ishte asgjë e tillë, thjesht një futbollist i Milanit si Fabio Borini.
Një konflikt i çastit në vendin e njohur si plazhi Havana, në Dhërmi, është shoqëruar me të shtëna në ajër mbrëmjen e së shtunës.
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dhërmi të Himarës, pas informacioneve mbi qarkullimin e tij me armë zjarri me vete.
Qyteti i Beratit feston këtë të dielë 10-vjetorin e hyrjes në UNESCO. Mes ceremonive për këtë përvjetor është edhe një e tillë ku merr pjesë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Një episod i papritur i ka prishur qetësinë sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile, i cili po kalonte pushimet në plazh së bashku me bashkëshorten, fëmijët dhe miqtë e tij në Francavilla al Mare të Chietit.
Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka raportuar mbi një operacion të suksesshëm të anijes shqiptare “Butrinti” në patrullimet e saj në Egje.
Turqia lëshoi një dekret këtë të dielë, përmes së cilit shkarkohen nga puna më shumë se 18 mijë nëpunës civilë, gati gjysma e të cilëve vijnë nga radhët e forcave policore, pikërisht përpara heqjes së mundshme gjatë këtij muaji të gjendjes së emergjencës, të vendosur prej dy vitesh, që pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë marrë të paktën 60 jetë njerëzish, e kanë lënë dhjetëra të tjerë të zhdukur, në zonat perëndimore të Japonisë.
Bashkëshortja e Roman Polanskit ka refuzuar ftesën për t’u bërë anëtare e trupës vlerësuese të çmimeve “Oscar”, disa javë pasi Akademia përjashtoi të shoqin e saj.
Në Tajlandë ka nisur misioni për shpëtimin e 12 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre, të bllokuar në një shpellë prej dy javësh tashmë. Ekipet e shpëtimit hynë në shpellë në orën 10 me atë lokale (5 të mëngjesit), ndërkohë që në hyrjen e saj kanë mbetur vetëm ekipet e zhytjes, mjekët dhe forcat e sigurisë.
Për të vendosur gjysmëfinalistin e fundit të Kupës së Botës u deshën goditjet e penalltive, pasi Rusia dhe Kroacia e mbyllën lojën në fushë në barazim 2-2, ndërsa nga pika e bardhë, prevaluan ballkanasit në një situatë që mori përmasa dramatike.
Autoritetet tajlandeze vazhdojnë pa u ndaluar operacionet për shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre të mbetur të bllokuar në një shpellë nga ujërat e përmbytjes, ndërsa retë që po grumbullohen mbi zonë japin sinjalin se do t’i duhet të marrin një vendim shumë shpejt.
Policia në Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shkozeti”, duke arrestohuar një person dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.
Anglia realizoi një arritje historike pasditen e së shtunës kur siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit në Kosovë.
Ish-lojtari i Luftëtarit Kristal Abazaj e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij te Anderlechti, ku u transferua në përfundim të këtij sezoni.
Cilat janë të vërtetat e Rrugës së Arbërit? Projektet, përplasjet, ndryshimet, premtimet e shumta të politikës…
Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qendër të qytetit të Korçës.
Një anije tregtare me kapiten sirian dhe ekuipazh egjiptian theu sigurinë portuale, duke vënë në diskutim edhe funksionimin e radarëve.
Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.
Shumë indiferentizëm dhe ngurrim dhe pak protestë, kryesisht aty ku i bën më pak dëm vetes, në rrjetet sociale.
Cristiano Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë në botë dhe për këtë flet karriera e tij e pasur me trofe, si personalë, ashtu edhe me skuadra.
Një gjë që pritej ndryshe nga ata që vizitonin Rusinë, veç suksesit të papritur të kombëtares ruse në botëror, ishte atmosfera e krijuar nga vendasit.
Deti me dallgë ka shkaktuar probleme të shumta ditën e sotme, ku 3 pushues humbën jetën pasi u mbytën në det, por probleme janë shkaktuar edhe me mjetet ujore.
“Mali i Zi i nuk e ka tradhtuar Kosovën, sepse Kosova nuk është pjesë e Malit të Zi, por shtet i pavarur. Mali i Zi nuk e ka tradhtuar Serbinë, sepse Mali i Zi nuk është pjesë e Serbisë që të mundë ta tradhtojë Serbinë”.
Çifti i famshëm i këngëtarëve prej një muaji tashmë janë në turneun e tyre “On The Run II” dhe momentalisht ndodhen në Europë.
Reagimi europian ndaj politikës së administratës Trump tolerancë zero për emigracionin ilegal dhe sidomos ndarjen e fëmijëve nga prindërit ka qenë kryesisht zemërimi dhe neveri.
Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e këtij Botërori, e cila e siguroi biletën pasi mundi me rezultatin e pastër 2-0 Suedinë, që i thotë tashmë lamtumirë këtij kompeticioni.
Vetëm pak ditë më parë Ariana Grande dhe Nicki Minaj njoftuan nëpërmjet rrjeteve sociale se do të vinin me një bashkëpunim të ri muzikor dhe fansat prisnin me padurim t’i shihnin ato bashkë.
Duket se romanca mes SHBA dhe Koresë së Veriut po i afrohet fundit, pasi Peniani e cilësoi “për të ardhur keq” sjelljen e Uashingtonit gjatë bisedimeve të fundit për programin e saj bërthamor.
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Arrës.
Rëndohet bilanci i viktimave dhe të prekurve nga stuhia e reshjeve që ka goditur Japoninë qëndrore dhe perëndimore, në 24-orët e fundit.
Britaniku Lewis Hamilton ishte më i shpejti nga të gjithë në provat zyrtare në Silverstone të zhvilluara ditën e sotme.
Roja Bregdetare ka arritur të shpëtojë 3 persona, të cilët ndodheshin në një peshkarexhë pranë Karaburunit.
Nuk ndodh asgjë rastësisht, nëse Gjermania eliminohet nga një Botëror për herë të parë që në fazën e grupeve, diçka është bërë gabim.
Ka rezultuar një aventurë jo shumë e mirë prania e një komentatori britanik të BBC në Moskë. Në fillim u drogua dhe më pas u grabit nga taksisti.
Me mbarimin e shkollës, fëmijët në Shkodër vuajnë mungesën e hapësira publike, për të kaluar kohën e lirë. Të vetmet hapësira ku ata mund të luajnë janë lulishtet apo rrugët.
Botërori i Rusisë 2018 kthehet në një Europian të futbollit.
Rruga e Arbërit ka nisur disa herë me bujë e me deklarata të mëdha politike, që më pas ia kanë lënë vendin paqartësisë e problemeve të ndryshme që kanë penguar në mënyrë të vazhdueshme përfundimin e saj, por çfarë po ndodh në të vërtetë me këtë aks të rëndësishëm?
Peter Schmeichel, Rio Ferdinand, Marko Van Basten, Pateus, Forlan, Kampos Boban e të tjerë dhe një grup i legjendave të futbollit kanë vizituar mbrëmjen e djeshme liderin Rus, Vladimir Putin në Kremlin.
Qëndrimi me orë të zgjatura para kompjuteri, por edhe me telefon në dorë, përveç dëmit social, sjell pasoja të rënda në shëndet.
Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka filluar luftën më të madhe tregtare në histori, ndërsa të dyja palët vendosën tarifa të reja prej dhjetëra e miliarda dollarësh mbi eksportet e secilës palë.
Zgjedhjet e bizhuve që kanë ndikim në jetën e tyre lidhen me momentin, gjendjen shpirtërore apo shenjën e horoskopit. Por Fjorza na tregon se para 12 vitesh, për shkak të mungesës së informacionit, ka qenë shumë e vështirë të fitonte besimin e shqiptarëve për gurët natyralë.
Pas urdhrit të ndalimit për mashtruesin Klodian Ciruna, agjentët e krimeve kanë tentuar të marrin në pyetje 41-vjeçarin, i cili nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Pas dy personave në Durrës, një i tretë është mbytur në plazhin e Sarandës, pranë vendit të quajtur Kanali i Çukës.
Brazil-Belgjikë parashikohej të ishte një sfidë e ekulibruar dhe ashtu ndodhi, por askush nuk e imagjinonte që Red Devils do të shkonin në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0.
Shkolla e Mesme Pofesionale e Gjeologji-minierave në Bulqizë ka shpërndarë 35 çertifikata të nivelit të tretë, për brezin e parë të maturantëve që arrijnë të diplomohen në profilin e tyre.
Banorët e 4 fshatrave të Fushë-Bulqizës i rikthehen protestave për t’i dhënë fund shfrytëzimit të pyllit në Malin e Bardhë.
Prej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë.
Një incident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku si rrjedhojë ka humbur jetën një i ri dhe është plagosur rëndë një tjetër.
Duke dashur të pakësojnë mbetjet e panevojshme, disa vende i kanë ndaluar qeset plastike. Ta pranojmë, qeset plastike janë gjithandej. Mund të duken si mënyrë e lirë për të transportuar gjëra, por planetin po e dëmtojmë rëndë e në mënyra të shumta.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi doli sot në një konferencë për shtyp, ku akuzoi sërish qeverinë dhe bashkinë e Tiranës, se po realizon afera korruptive me kompaninë “Fusha Sh.p.k”, e cila pritet të marrë përsipër ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Fushata “Smile Albania”, për një sezon turistik të pastër, nisi nga Gjirokastra dhe përgjatë dy muajve do të përshkojë gjithë Shqipërinë.
Një konflikt tregtar mes transportuesit dhe një kompanie porositëse, ka bërë që anija me rreth 500 tonë kripë të largohet në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit.
Interpol Tirana në bashkëpunim me homologën në Athinë ka bërë të mundur ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë të dënuar, që ishin arrestuar në shtetin grek.
Fshati Kryekuq në zonën Divjakës është një nga fshatrat që po vuan më së shumti mungesën e ujit të pijshëm. Rreth 400 familje të këtij fshati kanë 25 vjet pa ujë të pijshëm.
Operacioni “Forca e Ligjit” vijon të veprojë për të goditur veprimtaritë kriminale dhe personat që i ushtrojnë ato.
Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikojnë shembjen e plotë të shtëpisë së 62-vjeçarit Kujtim Xhafa, në fshatit Brret të Malësisë së Krujës.
Segmenti Patos-Fier do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve duke nisur nga kjo e diel. Kështu u shpreh sot ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në qarkun e Fierit.
Policia e Vlorës arriti të identifikojë dhe arrestojë tre shtetas që ushtronin aktivitetin e shëprndarjes së drogërave të forta.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dërguar një shkresë ditën e sotme, ku kërkon shtim personeli në disa sektorë brenda organit dhe ndryshim në klasifikimin e pagave të stafit.
Një 36-vjeçar nga fshati Brekije i Kukësit është sulmuar nga ariu mëngjesin e sotëm, teksa po ikte për në punë.
Debati për shembjen dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, po dominon aktualitetin politik në Shqipëri, në muajt e fundit. Mbrëmjen e të enjtes, pavarësisht protestave të artistëve dhe opozitës, Kuvendi votoi me 75 vota në favor të projektligjit, që i hap udhë shembjes së ndërtimit të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të reje.
Qeveria britanike ka arritur një marrëveshje kolektive mbi bazat e marrëdhënies së ardhshme me BE, pas Brexitit.
Rrëzimi i avionit MS804 i EgyptAir, sipas gjasave është shkaktuar nga një zjarr në kabinë. Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit francez, sipas të cilëve regjistruesit në bord tregojnë se zjarri është përhapur shpejt në avion.
Transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos është një nga lajmet më të bujshme në botën e futbollit aktualisht, por një tjetër lajm ka gëzuar fansat e Serisë A.
CEO i Facebook-ut, Marc Zuckerberg bëri një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë.
Dy kufoma janë gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në det, në qytetin e Durrësit, njëri në zonën e Currilave dhe tjetri në Porto Romano.
Një motoskaf me rreth një ton drogë është kapur paraditen e sotme në brigjet e Lecces, në Itali, ndërsa janë arrestuar edhe 3 shtetas.
Roger Federer kalon pa shumë probleme në raundin e katërt të Wimbledonit. Tenisti zviceran mundi në ndeshjen e tij të radhës Jan Lennard Struff me rezultatin 3-0. Federer, numri 2 i renditjes ATP, e dominoi krejtësisht takimin dhe i fitoi setet me rezultatin 6-3;7-5 dhe 6-2 në vetëm 1 orë e 35 minuta lojë.
Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi Moskën për shkelje të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediat, pasi një gjykatë ruse gjobiti radion Europa e Lirë, një media e sponsorizuar nga SHBA-të
Policia e Lushnjës arriti të vërë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, pasi ishin dënuar për vjedhje.
Dita e parë e çerekfinaleve pa të kualifikoheshin Franca dhe Belgjika, ndërsa Brazili dhe Uruguai, dy skuadrat e vetme jo europiane që kishin mbetur, u detyruan t’i japin lamtumirën këtij kompeticioni.
Sot ju ndjeheni shumë pozitiv dhe jeni gati të përfshiheni për të realizuar projektet tuaja ambicioze të jetës, si në punë ashtu edhe në jetën private.
Moti vijon me dominim të kthjellime deri pas mesditës kur vranësirat shfaqen në Veri dhe në zonat malore.
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka njoftuar se gjatë datave 7-9 korrik po punon për të vendosur një shtyllë të re, në zonën e Orikumit.
Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit në provincën kanadeze Quebec, ka shkaktuar javën e fundit vdekjen e 54 personave, të moshës nga 50 deri në 85 vjeç.
Libani ka gjetur një zgjidhje mjaft interesante për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të rritur joshur turistët. Në qytetin Broumana të Libanit, oficeret e policisë femra tashmë dalin në rrugë, në krye të detyrës, veshur me pantallona të shkurtra, për të treguar këmbët e gjata dhe elegante dhe me berretë të kuqe.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?