VIDEO/ Anija me vela rrëmbehet nga dallgët, shpëtohet nga motovedeta në Sarandë

07/07/2018 18:43

Deti me dallgë ka shkaktuar probleme të shumta ditën e sotme, ku 3 pushues humbën jetën pasi u mbytën në det, por probleme janë shkaktuar edhe me mjetet ujore.

Një peshkarexhë u shpëtua pranë Karaburunit, ndërsa në orët e pasdites një veliere me flamur italian është shpëtuar në zonën e kanalit të Çukës në Sarandë. Veliera ishte rrëmbyer nga dallgët shumë pranë bregut shkëmbor.

Është dashur ndërhyrja e një motovedete të policisë shqiptare, e cila me shumë vështirësi e rimorkioi velieren në portin e Sarandës.

Top Channel