Botërori i Rusisë 2018 kthehet në një Europian të futbollit.

Pas eliminimit të Uruguait dhe Brazilit në gjysmëfinale të Rusi 2018 do të jenë 4 skuadra nga Kontinenti i Vjetër që do të vijojnë betejën për Kupën e Botës.

Nuk është hera e parë që verifikohet një situatë e tillë me 4 skuadra evropiane në gjysmëfinale të një botërori.

Më parë, kjo ka ndodhur edhe në 1934, 1966,1982 dhe 2006 dhe ajo që ngjall kureshtje se në 3 nga këto 4 edicione skuadra që ka triumfuar ka qenë Italia. Por jo vetëm kaq, Rusi 2018 jep një tjetër të dhënë, në gjysmëfinale nuk janë Brazili, Italia dhe Gjermania, 3 përfaqësuese që në total kanë fituar 13 tituj botërorë.

Kjo do të thotë se Europa do të thellojë avantazhin për sa u përket trofeve botëror të fituar, bilanci do të shkojë në 12-9 për evropianët, pavarësisht emrit që do të ngrejë atë.

Top Channel