Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KPK: DUAM MË SHUMË STAF

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkon shtim personeli në disa sektorë brenda organit dhe ndryshim në klasifikimin e pagave të stafit.

 

2KRUJË, TËRMETI LA PAS TË PASTREHË

Tërmeti I të mërkurës la pas dëme të mëdha, sidomos në Krujë. Shtëpia e Kujtim Xhafës është bërë e pabanueshme, pasi muri dhe tavanet janë plasaritur dhe shembur. Ai kërkon ndihmë nga emergjencat civile.

 

BULQIZË, BANORËT “RUAJNË” PYLLIN

Banorët e 4 fshatrave të Fushë-Bulqizës protestojnë kundër shfrytëzimit të pyllit në Malin e Bardhë. Çdo ditë, ata ruajnë me radhë pyllin, për të mos lejuar që koncensionari të afrohet.

 

PËRMBYTJE MASIVE NË JAPONI

 Përmbytjet masive të orëve të fundit në Japoni, kanë shkaktuar rreth 40 viktima ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur në zonat perëndimore. 1.5 milionë qytetarë janë urdhëruar të braktisin shtëpitë.

 

FEJOHEN ERA ISTREFI DHE DIPLO?

Prej kohësh ata përfliten për një lidhje mes tyre. Por Era Istrefi dhe producenti Diplo duket se i hedhin më shumë benzinë zjarrit. Këngëtarja postoi foto me një unazë fejese në gisht.

 

Top Channel