Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të përsëritet njoftimi për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, nisur nga fakti se vetë Llalla nuk ka dijeni për procesin, dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Berat kanë arrestuar një 34-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.
Një përplasje me kundërshtarin kokë më kokë për pak sa nuk i ka marrë jetën futbollistit 19-vjeçar Denis Harut.
Mbrëmjen e sotme në Lyon do të luhet finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në kontinentin e vjetër.
Milani dhe Paris Saint Germain po punojnë për të realizuar një nga shkëmbimet më të bujshme të kësaj merkatoje verore.
Vijon të përshkallëzohet tensioni që pasoi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kështu më tepër se 60 palestinezë janë vrarë, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur, në përleshje me forcat izraelite, çka ka sjellë edhe reagimin e disa shteteve të tjera.
Diego Armando Maradona i ka dhënë fund eksperiencës së tij si trajner i Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ardhur tashmë në Europë.
Në Itali vijon ngërçi i krijimit të qeverisë, ndonëse duket se tashëm Lega Nord dhe ‘5 Yjet’ kanë arritur një akord për të bashkëqeverisur.
Mbrëmjen e të mërkurës në Lyon do të luhet finalja e Europa Leagues, mes Atleticos së Madridit dhe Marseilles. Në konferencën për shtyp të para ndeshjes, tekniku i skuadrës franceze, Rudi Garcia shprehu optimizëm dhe besim se skuadra e tij mund t’ia dalë të mbajë në Francë trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube.
Kontaktet mes Neymar dhe Realit po bëhen gjithnjë e më “intensive” në sytë e atyre që janë të magjepsur pas futbollit, e që janë hipnotizuar nga ideja e të parit të kampionit brazilian në krah të Cristiano Ronaldos.
Ligjvënësit rusë miratuan unanimisht të martën, gjatë leximit të parë, projektligjin për t’u hakmarrë kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore për vendosjen muajit të kaluar nga Uashingtoni, të sanksioneve ndaj disa prej kompanive dhe biznesmenëve më të mëdhenj rusë.
Lëvizja Besa, krahu i Afrim Gashit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit do të jenë pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoni. Lëvizja Besa do të marrë ministrinë e Kulturës, ndërsa PDSH një ministri pa portofol që do të merret me çështjen e investimeve të huaja.
Në një takim emergjent të së martës, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për qetësi përgjatë kufirit të Rripit të Gazës me Izraelin, pas përplasjeve vdekjeprurëse të së hënës ku mbetën dhjetëra palestinezë të vdekur, teksa protestonin kundër njohjes nga Shtetet e Bashkuara të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe kundër hapjes së Ambasadës amerikane atje.
Një çmenduri totale ka ndodhur në qendrën stërvitore të Sportingut të Lisbonës, ku rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin teknik, teksa ishin duke kryer seancën stërvitore.
Naomi Campbell ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë një mit.
Kthesa e papritur e Kim Jong-unit me gatishmërinë për të biseduar qoftë me fqinjin jugor, ashtu dhe me Shtetet e Bashkuara, duket se ka ardhur pranë një fundi të beftë e të padëshiruar.
Ndërtoi një kompani me më shumë se dy miliardë përdorues, por Mark Zuckerbergut tani po i kërkohet me forcë që të kontrollojë elementët më të këqinj të këtij komuniteti.
Protesta të dhushme në mbështetje të Palestinës janë organizuar në kryeqytetin grek, Athinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kaluar urën e re që lidh Rusinë me Krimenë duke drejtuar një kamion, duke inauguruar kështu edhe rrugën e re që lidh dy vendet.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të flasë ditën e mërkurë në orën 11:00 për akuzat e opozitës ndaj Fatmir Xhafajt.
Lokalet e basteve sportive, të cilat i ndesh thuajse çdo 100 metra në rrugët kryesore të Tiranës dhe më dendur akoma në rrugët e lagjeve, përveçse hapen shumë lehtë me investim të drejtpërdrejtë nga kompania, disa prej tyre ushtrojnë aktivitetin edhe pa licencë fare.
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Policinë e Shtetit. Një shtetase shqiptare e amerikane, me kombësi hebreje, u ankua se Policia e Vlorës e shoqëron sa herë që tenton të futet në shtëpinë e saj, që e ka me hipotekë.
Besarda Taçi është psikologe klinike. Prej 5 vjetësh ka punuar në shërbimin e toksikologjisë dhe varësive në Piemonte të Italisë, ndërsa prej dy vjetësh drejton një qendër për shërbime psikologjike.
Ai ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së fundit të Europa League, por nuk do të jetë në pankinë për t’i dhënë zemër skuadrës në përballjen më të rëndësishme të sezonit.
47-vjeçarja Gweneth Lee, ka fjetur me mbi 100 burra të martuar, e ndjehet krenare për lidhjet e saj.
E shndërruar në vend-depozitim mbetjesh, një vijë bregdetare prej 5 km në Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës nuk ka ndryshuar as me aksionin e trumbetuar si sukses nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi se bashku me kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë pak ditë më parë.
Mark Clattenburg, i cili braktisi Premier League vitin e kaluar për të pranuar një punë të paguar shumë herë më mirë në Arabinë Saudite, ka dhënë një rrëfim “tronditës” që ka të bëjë me stresin që përjetojnë njerëz si ai jashtë fushave të blerta.
Reforma administrativo-territoriale i ka lënë banorët e ish-bashkive dhe komunave të Durrësit të pakënaqur. Ankesat e tyre për shërbime të munguara bien në vesh të shurdhër. Distanca me qytetin u ka cenuar dhe të drejtën për t’u ankuar. Në fshatin Rrushkull të ish bashkisë Sukth, banorët ndihen të harruar nga bashkia e madhe e Durrësit.
Prej vjeshtës së 2017, politika dhe veçanërisht mazhoranca po përballet me një krizë që ka si origjinë nisjeje të dhënat e dala nga përgjimet.
Pas akordit të Kristal Abazajt me skuadrën më të titulluar të futbollit belg, Anderlechtin, një tjetër lojtar shqiptar transferohet në Jupiler League.
A duhet të japë dorëheqjen Fatmir Xhafaj nga detyra e ministrit të Brendshëm? Politika debaton prej ditësh për këtë, ndërsa dy analistë e njerëz të medias që pyeti Top Channel nuk kanë dyshime se morali i ministrit të Brendshëm tashmë është i cenuar.
Kryeministri Edi Rama do të flasë paraditen e së mërkurës në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Prej orës 18:00 e kësaj të marte është shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo fitues.
Kryeinspektori i Mjedisit në rrethin e Elbasanit është shkarkuar nga detyra këtë të martë.
Ekuadori ka ndërmarrë një operacion miliona dollarësh spiunazhi për të mbrojtur dhe mbështetur Julian Assange në Ambasadën e vendit amerikano-latin në qendër të Londrës, duke punësuar një kompani ndërkombëtare sigurie dhe agjentë të fshehtë për të monitoruar vizitorët e tij, stafin e ambasadës, e madje edhe policinë britanike.
Raundi i dytë i bisedimeve në nivel ekspertësh mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufirit detar është mbyllur.
Dëshira dhe pasioni i të rinjve për televizionin, e veçanërisht për gazetarinë mbetet e madhe dhe këtë fakt e ka konfirmuar fushata e fundit e kryer nga Top Channel, për t’i dhënë mundësinë të gjithë talenteve të reja të provojnë veten e tyre në gazetari, prezantim, regji dhe shumë sektorë të tjerë të punës në televizion.
Nuk janë të pakta rastet kur qeni i shtëpisë ka ndihmuar pronarin e tij në rrethana nga më të ndryshmet.
Ndërsa e gjithë bota këtë fundjavë do të jetë e përqëndruar te dasma mbretërore e radhës, kurioziteti është padyshim për veshjen e princeshës së re.
Teksa Britania përgatitet për dasmën e vitit këtë të shtunë, duket se një prej personave më të rëndësishëm nuk do të marrë pjesë në ceremoni.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dha dorëheqjen në fund të janarit të vitit 2017, menjëherë pasi hyri në fuqi ligji i vettingut.
Që nga zgjedhja e tij në krye të FIFA-s, Gianni Infantino ka nisur të ndryshojë jo pak lojën më popullore të planetit, duke nisur nga zgjerimi i Botërorit në 28 skuadra, apo sistemi i videoarbitrimit që do të përdoret këtë verë në Rusi.
Tom Wolfe, gazetar dhe autor i librave “bestseller” si “The Electric Kool-Aid Acid Test” dhe “Bonfire of the Vanities” ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Ndërkohë që në ditët e sotme nuset zgjedhin modele të ndryshme fustanesh, ekziston ende tradita që shumica e femrave ndjek, ajo e fustanit të bardhë.
Shkencëtarët kanë nisur të besojnë akoma më fort se forma jashtëtokësore mund të gjenden brenda vetë sistemit tonë diellor.
Një foshnje tetë-muajshe është regjistruar mes viktimave palestineze në Gaza, e asfiksuar nga gazi lotsjellës që u lëshua nga ushtarët izraelitë gjatë përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem.
Administrata e Shteteve të Bashkuara e ka përcaktuar kreun e Bankës Qendrore iraniane si “terrorist”, duke vendosur ndaj tij sanksione të rënda me synimin për të izoluar edhe më shumë Iranin nga sistemi financiar global.
“Me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, Presidenti Donald Trump ka përmbushur një profeci biblike”.
Kritikat e ashpra ndërkombëtare për vrasjen e 59 protestuesve palestinezë nga Izraeli, në Rripin e Gazës, sa vijnë e shtohen, ndërsa me mijëra u mblodhën në enklavën bregdetare për të varrosur viktimat e “raundit” më të fundit të dhunës.
Një alpinist kinez u bë i pari person me të dyja këmbët e prera, që arrin majën e Everestit nga ana nepaleze e malit.
Georgie Clark u bë e famshme në reality show-n britanik “Survival Of The Fittest”, por duket se edhe pas përfundimit të tij bukuroshja 25 vjeçare vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Nëse jeni të apasionuar pas makinave Audi, bën edhe pak durim për të parë modelin më të ri të kësaj kompanie.
Andres Iniesta ka mbyllur karrierën e tij me Barcelonën, por nuk ka vendosur se ku do të vijojë pjesën e mbetur të jetës së tij si futbollist, teksa ka në tavolinë dy oferta, nga Kina dhe Japonia.
Në Rripin e Gazës janë mbajtur këtë të martë funeralet e 58 të vrarëve të një dite më parë, kur trupat izraelite hapën zjarr mbi protestuesit palestinezë, në ditën më të përgjakur të dhunës që nga viti 2014.
Në dhjetor Shqipëria votoi pro rezolutës së OKB që dënonte vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, duke zhvendosur ambasadën së saj nga Tel Avivi në këtë qytet.
Posterat më të fundit kundër abortit kanë shkaktuar mjaft polemika në Romë, ku prej kohësh ka nisur një fushatë kundër tij.
Venezuela mban zgjedhjet e parakoshme presidenciale të dielën, ndërsa 5.000 njerëz në ditë braktisin vendin, shumica prej të cilëve përmes autostradës së “ruisë”, nofka që ka marrë rruga që i çon në Brazil.
Kjo është java e dytë që Unikkatil është sërish kryesuesi i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Pas Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, një tjetër shqiptar mund të jetë në radhët e skuadrës kombëtare të Zvricrës për në finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018.
Me para’ mund të blesh gjithçka, por jo të ardhmen dhe moralin, apo të shpëtosh nga ndërgjegjja.
Pas eliminimit nga eliminatoret e Kampionatit Botëror, Shqipëria do të debutojë në vjeshtën e këtij viti në aktivitetin më të ri të UEFA-s, të quajtur Liga e Kombeve.
Për nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka çdo orë në zyrën e ministrit të Brendshëm prishen provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës.
Në një letër dërguar anëtarëve të Këshillit Europian para samitit të rëndësishëm të Sofjes, presidenti Donald Tusk thotë se pas vizitës së fundit në Ballkanin Perëndimor, BE është partneri i vetëm që kujdeset vërtetë për stabilitetin e të gjithë rajonit.
Borxhi që biznese kanë ndaj tatimeve vlerësohet në rreth 1 miliardë dollarë. Shifra është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare pasi janë në procese gjyqësore.
Pas De Vrij dhe Asamoah. Inter vë nën kontratë edhe një tjetër futbollist me parametra zero, kur ende nuk ka përfunduar sezoni 2017-2018.
Manushaqe Lushka, nëna e 13-vjeçares që tentuan të përdhunonin, kërkon drejtësi për autorët e ngjarjes.
Pacientët me talasemi nuk marrin gjak sipas nevojës që kanë madje nuk ndjekin as protokollet mjekësore.
Të martën përfaqësuesit e 28 shteteve të BE kanë rënë dakord me tekstin e deklaratës së përbashkët që do të miratohet në samitin e Sofjes të enjten.
Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero përfundimisht nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë.
Hapja e 62 palestrave të shkollave në Tiranë si hapësira për fëmijët e të rinjtë për tu marrë me sport pasdite, po rezulton e suksesshme.
Pas stuhisë detare të natës së kaluar, mbetjet kanë mbuluar një pjesë të bregdetit të Durrësit.
Te përfaqësuesja gjermane e futbollit kanë shpërthyer polemikat, shkak janë bërë Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët i kanë dhuruar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan fanelat e tyre të firmosura gjatë një eventi të zhvilluar në Londër.
Pesë ditë pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për vendosjen e masës detyrim paraqitje dhe kthimin në detyrë për kryebashkiakun Fran Frrokaj, i njëtji vendim u dha dhe për nënkryetarin, Enver Hafizi këtë të martë.
Llava që rrjedh nga të çarat gjigande në anët e vullkanit në shpërthim Kilauea, në Hauai, po kërcënon tani edhe rrugët.
Vetëm një ditë pas publikimit të përgjimeve audio, dhe qëndrimit të socialistëve të shprehur nga Taulant Balla, ky i fundit dhe Erion Braçe kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Fondacioni i filantropit Xhorxh Soros ka bërë të ditur se po mbyll zyrën e tij në Hungari, duke fajësuar për këtë ambientin gjithnjë e më represiv.
Rita Ora ka kërkuar ndjesë pas kritikave mbi këngën e saj “Girls”, nga disa muzikantë LGBT.
Një grup i strukturuar kriminal me 41 shqiptarë e grekë në pranga është shkatërruar nga policia e Tiranës, në bashkëpunim me agjencitë e huaja dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të cilët falsifikonin viza.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se transformimi i FSK-së në ushtri është i menduar të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe kjo nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it. Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Golden State fiton aktin e parë në finalen e Konferencës së Perëndimit me Houston Rockets.
Roberto Mancini është trajneri i ri i kombëtares italiane.
Joachim Low ka publikuar listën paraprake të 27 lojtarëve të grumbulluar për Botërorin “Rusi 2018”.
Presidenti francez Macron prit Kryeministrin Rama në Elize, në një takim që ishte parashikuar të zgjate 50 minuta por që shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burime nga delegacioni shqiptar bënë me dije për Top Channel se Macron dhe Rama kanë qëndruar kokë më kokë për 45 minuta.
Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj klientit të tij do të prishet në Apel.
Brazili historikisht i ka dhuruar futbollit lojtarë jashtëzakonisht të talentuar.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zhvillimin e miqësores Shqipëri-Kosovë, ndeshje që do të luhet në Zyrih të Zvicrës.
Opozita do të nisë sërish protestat. Pas deputetëve të PD dhe LSI në komisonet parlamentare, ku folën sërish për çështjen “Xhafaj”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët.
Britaniku David Brown, i cili u dënua në vitin 2008 me 20 vjet burg nga gjykata e Tiranës për abuzim me të miturit, kërkon lirim të parakohshëm.
Do të nisë nesër, muaji i Ramazanit, i shumëpritur për të gjithë besimtarët myslimanë.
Aksi Tiranë-Plepa do të rindërtohet dhe lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në turin e dëgjesave për bashkëqeverisjen.
Aksi rrugor që lidhin qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit nëpërmjet Urës së Drinit të Zi, si në hyrje dhe në dalje prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh.
Çfarë mund ta shtyjë presidentin Donald Trump të festojë hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem në 70-vjetorin e përzënies së Palestinezëve nga shteti i ri Izraelit, të vitit 1948? Kompleksi i ri i ambasadës është ndërtuar rrugës për në Jeruzalemin Lindor, një zonë që Palestinezët do ta quanin kryeqytetin e tyre, në rast se krijohej një zgjidhje për lejimin e dy shteteve.
Lëvizja “Pesë Yjet” në Itali dhe Lega Nord e ekstremit të djathtë, kanë kërkuar më shumë kohë për të krijuar një qeveri, ndërsa po adresojnë dallimet politike mes tyre.
Pas takimit me aleatët, kreu i PD, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, duke thënë se të gjithë shqiptarët presin largimin e ministrit Xhafaj.
Një aksident i pazakontë i ka ndodhur një avioni, i cili ka bërë ulje të detyruar në Kinë.
Një 63-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare duke e lënë shtatzënë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në takimin e 39-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit të mbajtur në datat 13, 14 dhe 15 maj.
Kur në fushë zbresin kampionë të kalibrit të Rafael Nadal e Maria Sharapova, spektakli është i garantuar.
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u soll nga policia në gjykatën e Krimeve të Rënda jo si një nga dashamirësit e uniformave blu, por si një person nën arrest shtëpiak.
Turneu Masters i Romës nuk shënoi surpriza të mëdha në raundin e parë të tij.