Shehi fillon karrierën si trajner, prezantohet zyrtarisht te Skënderbeu

05/07/2018 18:26

Ndonëse prej ditësh ishte emëruar trajner i ardhshëm i Skënderbeut, Orges Shehi është prezantuar edhe zyrtarisht në stoli ne skuadrës korçare.

Ka qenë vetë presidenti i klubit, Ardian Takaj, ai që ka prezantuar Shehin si trajnerin e ri të Skënderbeut para mediave.Menjëherë pas prezantimit, trajneri i ri i korçarëve ka filluar punën me grupin e lojtarëve në dispozicion, për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Orges Shehi i jep kështu fund karrierës së lavdishme si portier dhe nis një rrugëtim të ri në profesionin e trajnerit. Skënderbeu ka kaluar një sërë vështirësish për shkak të dënimit nga UEFA, ndërsa detyra e Shehit do të jetë të drejtojë skuadrën sërish drejt suksesit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e skuadrës korçare i kanë dhënë garancinë Shehit se do të krijojnë një organikë të denjë për të mbrojtur titullin kampion, që ka qenë i zakonshëm në Korçë, në sezonet e fundit.

Top Channel