Prishtina mposhti me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën Europa Fc nga Gjibraltari dhe arriti të kualifikohet për në fazën eliminatore të Europa Leagues.

Bardheblutë e Josës kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në Gjibraltar, dnërsa mbrëmjen e sotme në stadiumin olimpik “Adem Jashari” të Mitrovicës, nuk e diskutuan për asnjë moment triumfin.

Ish mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Armend Dallku ishte protagonist në pjesën e parë, pasi arriti të shndërrojë në gola, dy penallti të akorduara nga arbitri grek Ioannis.

Mankenda, Januzi dhe Pefqeli ishin autorët e golave të tjerë, që kompletuan këtë sukses bindës të Prishtinës.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit e Kosovës do të përballen me modestët e Luksemburgut, Fola dhe kanë të gjitha mundësitë për të vijuar më tej aventurën e tyre në Ligën e Europës.

Top Channel