VIDEO/ Reali, triumf mes polemikash në “El Clasico”, hipotekon titullin

21/04/2024 23:00

Reali i Madridit “hipotekon” titullin e e La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 3-2 me përmbysje në “El Clasico”, ndaj Barcelonës, duke e çuar në 11 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.

Një përballje emocionuese dhe spektakolare në “Bernabeu”, ku u shënuan disa episode që sigurisht do të pasohen me polemika, si rasti I pretendimit të një goli nga Barcelona, por që nuk u konfirmua nga VAR se topi e kishte kaluar vijën fatale, apo momenti i penalltisë së fituar nga Lucas Vasquez.

Shënuan të parët “blaugranat” me Christensen, më pas barazoi Vinicius me penallti. Në pjesën e dytë shënoi Fermin golin e 1-2, por Reali u kundërpërgjigj me Lucas Vasquez dhe Bellingham në kohën shtesë.

Super Sport

Top Channel