Real Madrid – Barcelona, Ancelotti revolucion në mbrojtje, Xavi me më të mirët

21/04/2024 20:19

Vjen momenti i “El Clasicos” së fundit të sezonit, nga rezultati i së cilës do të kuptohet nëse La Liga rihapet, deri diku, apo Reali praktikisht do të sigurojë titullin e radhës.

Real Madrid – Barcelona, që do të zhvillohet në “Bernabeu”, i gjen rivalët historikë në humore të ndryshme: “Los Blancos” arritën një kualifikim epik në gjysmëfinale të Championsit, duke eliminuar me 11-metërsha Manchester City-n, ndërsa Barcelona ende nuk e ka kapërdirë eliminimin me përmbysje nga PSG-në.

Revolucion në mbrojtjen e Realit! Lucas aktivizohet si mbrojtës i djathtë, Tchouaméni rimerr pozicionin qendror dhe Camavinga do të jetë mbrojtës i majtë.

Sa u përket formacionit të Barcelonës, Xavi hedh në fushë nga minuta e parë më të mirët që ka në dispozicion, me De Jong-Gundogan-Pedri në mesfushë e Rapinha-Lewandowski-Yamal në sulm.

Top Channel