Paraditja mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Por, gjatë pasdites vranësira kalimtare shfaqen në ekstremet Veri – Juglindje, ndërsa vijon dominimi i motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do fryjë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga Jugperëndimi duke krijuar në det dallgëzim 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë duke variuar nga 15 ne 36°C, maksimumi në Jugperëndim.

Top Channel