U nis për t’iu bashkuar Interit, Nainggolan aksidentohet në rrugë

06/07/2018 20:32

Mesfushori më i ri i Interit, Radja Nainggolan është përfshirë në një aksident rrugor me Ferrarin e tij luksoz GtC 4.

Belgu me origjinë indoneziane ishte duke udhëtuar nga Roma për në Milano, ku të hënën do t’i bashkohet Interit ditën e parë të grumbullimit parasezonal.

Aksidenti ndodhi vetëm 4 kilometra pasi kishte kaluar Arezzon, teksa një problem në gomën e Ferrarit, bëri që makina të humbë kontrollin dhe të ëprplaset me trafikndarësen e autostradës.

Asnjë problem për mesfushorin zikaltër, ndërsa Ferrari GtC 4 ka pësuar dëmtime në parakolp dhe pjesën anësore.

Top Channel