Lajmet kryesore të ditës, 06/07/2018 – 20:00

06/07/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

MAJKO JEP DORËHEQJEN. REFUZOHET NGA RAMA

Një natë pas debatit me kryeministrin Rama dhe largimit nga salla e parlamentit pa votuar ligjin për shkatërrimin e teatrit, Pandeli Majko ka ofruar sot dorëheqjen. Por Rama nuk e ka pranuar.

BASHA: MOS E PREKNI TEATRIN

Pak orë pas votimit të ligjit për teatrin, opozita ka përgatitur strategjinë e saj për ta penguar projektin. Lulzim Basha premtoi përballje për të mbrojtur ndërtesën aktuale të teatrit.

CIRUNA MASHTRUES I HERSHËM

Klodian Ciruna, u arrestua dje pasi u padit se kishte mashtruar tre ndërtues për një milionë euro, por më herët kishte mashtruar njerkun me 750 mijë euro dhe një shtetas italian.

BALLKANI EKSPORTUESI I ARMËVE NË ARABI

Ballkani është një furnizues i konsiderueshëm i Arabisë Saudite me armë. Në listën e vendeve eksportuese është edhe Shqipëria, po në krye është Serbia me gjysmë miliardi euro.

BOTËRORI “RUSI 2018”

Uruguai është skuadra e parë që eliminohet nga çerekfinalet e Botërorit të Rusisë. Franca e mundi me rezultatin 2 me 0 dhe siguroi gjysmëfinalen. Me shumë interes pritet edhe përballja mes Brazilit dhe Belgjikës.

Top Channel