Kthjellime në të gjithë vendin, mot me temperatura të larta gjatë ditës së sotme

18/06/2026 07:02

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësira të pakta kalimtare pritet të shfaqen kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes së vendit, pa sjellë reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore era do të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 17 m/s.

Ndërkohë, deti do të paraqitet me valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë si në Adriatik ashtu edhe në Jon.

Autoritetet meteorologjike këshillojnë qytetarët të ndjekin përditësimet zyrtare për informacionet më të fundit mbi kushtet e motit.

Top Channel