Live/ Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Nis marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit

17/06/2026 22:34

Sot u mbajt në kryeqytet dita e 18-të e protestës jopartiake.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku mbajtën fjalimet.

“Dhe kjo nuk është një fitore e vogël, nuk është rastësi, as dhuratë që na vjen neve. Kjo është ajo kërkesë që kemi bërë prej ditës së parë dhe arritëm fitore”, tha një nga protestuesit për votimin në PE për zonat e mbrojtura.

“Do të jemi këtu derisa ata që e kanë katandisur këtë vend të përfundojnë pas hekurave”, u shpreh një i ri.

Ndërkohë në protestë qytetarët kanë sjellë edhe dhitë, duke deklaruar se “ato janë me flamingot”.

Sot, ashtu siç edhe u lajmëruar, nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00 nga ora 18:00 që ka qenë ditët e kaluara.

Më pas nisi marshimi në rrugët e kryeqytetit, një veprim që tashmë e kanë kthyer në rutinë.

Top Channel