Elbasan, pranga 34-vjeçarit për një sërë vjedhjesh. Një tjetër në kërkim

06/07/2018 09:26

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një personi të dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të qytetit.

Në pranga ka rënë Frederik Maranaku, 34 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa u shpall në kërkim i dyshuari tjetër, E.V., 29 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”. I arrestuari pritet të akuzohet për veprën penale të “vjedhjes, së kryer në bashkëpunim”.

Operacioni “Yamaha” është ndërmarrë nga policia, pas një pune të gjatë hetimore nga Prokuroria, e cila ka dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, teksa në shënjestër kanë rënë dyqane, motora e biçikleta.

Top Channel