“Neveria” europiane, si Trump për emigracionin

07/07/2018 18:12

Reagimi europian ndaj politikës së administratës Trump tolerancë zero për emigracionin ilegal dhe sidomos ndarjen e fëmijëve nga prindërit ka qenë kryesisht zemërimi dhe neveri.

Por ndërsa Trump dhe politikat e tij sulmohen nga Kontinenti i Vjetër, qeveritë evropiane janë bërë shumë më të ashpra në trajtimin e emigrantëve, azilkërkuesve, madje dhe minoriteve rezidente.

Më shumë se 1000 njerëz janë mbytur në det në përpjekje për të arritur Europën këtë vit, por reagimi europian nuk është i koordinuar. BE ia ka lënë në dorë anijeve tregtare dhe organizatave joqeveritare të shpëtojnë ata në telashe, ndërsa fokusi europian është që problemin ta kthejë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Italia që tani po forcon Rojen Bregdetare libiane, ndërsa gjithnjë e më shumë emigrantë po kthehen pas në qendrat e mbipopulluara të ndalimit në Libi. Kancelarja gjermane Angela Merkel, në luftë për vendin e punës, propozoi krimin e qendrave të pritjes në shtetet e Afrikës së Veriut, ndërsa i ka ofruar ndihmë Bullgarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë për të përforcuar kufijtë.

Për refugjatët që ja dalin të mbërrijnë në Gjermani, 18 muaj ndalim në qendrat spirancë, një eufemizën i Berlinit për kampet e mëdha pranë kufirit. Disa qeveri evropiane, veçanërisht ajo e Merkelit, po reagojnë ndaj presionit të lëvizjeve populiste dhe partive të djathta për të cilat emigracioni është çështje dominuese.

Motivi është i thjeshtë: mbijetesë politike. Qeveri të tjera, si ato në Hungari dhe Itali, janë të përbëra nga populistët dhe të djathtët. Rezultati është i qartë: në Evropë ligjet për azilin janë ashpërsuar ndjeshëm, riatdhesimet janë bërë shumë më të shpejta, ndërsa kampet e ndalimit janë më të zakonshme.

Top Channel