Deputetët e PD me maska dhe përballje frontale, çfarë nuk u pa në protestën e tetë të opozitës
Segmenti Patos-Fier do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve duke nisur nga kjo e diel. Kështu u shpreh sot ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në qarkun e Fierit.
“Para dy javësh ne ishim këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërhyrjen në këtë aks shumë të rëndësishëm, por të lënë pas dore për shumë vite. Siç e shikoni, ky segment i unazës tanimë po transformohet plotësisht, duke marrë pamjen e një rruge me standardet e duhura. Brenda 24 orësh do të përmbyllet puna për shtrimin e shtresave asfaltike dhe do të hapet qarkullimi për mjetet”, deklaroi Gjiknuri.
Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy segmenteve të Unazës së Fierit, ndër më problematiket për qarkullimin e mjeteve, ndërsa puna po vijon edhe për përfundimin e segmentit tjetër, ai Sheq-Patos.
Autoriteti Rrugor ka nisur tashmë planin e ndërhyrjes për rehabilitimin e shumë akseve rrugore, të konsideruara si më problematiket në mbarë vendin dhe fillimisht është ndërhyrë në akset në gjendje emergjente. Rehabilitimi i unazës së Fierit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e mjeteve drejt jugut.
Top Channel