Konflikti me porositësin, anija me 500 ton kripë largohet fshehurazi nga porti i Durrësit

07/07/2018 13:40

Një konflikt tregtar mes transportuesit dhe një kompanie porositëse, ka bërë që anija me rreth 500 tonë kripë të largohet në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, kur anija Sea Scanner, me flamur të Sierra Leones është larguar nga rada portuale paraditen e sotme, pa njoftuar autoritetet portuale.

Kripa ishte porositur për llogari të një subjekti shqiptar, por një konflikt në lidhje me papastërtinë, është bërë burim i mosmarrëveshjes.

Anija kishte mbërritur në portin e Durrësit më 25 Qershor, ndërsa aktualisht janë njoftuar autoritetet kroate dhe italiane për situatën.

Top Channel