Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
FRANCË-BELGJIKË, GJYSMËFINALJA E PARË E BOTËRORIT
Francë-Belgjikë është gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Rusisë. Franca mposhti në Çerekfinale Uruguajin 2-0, ndërsa Belgjika i`u imponua Brazilit që e mundi 2-1.
BOTËRORI 2018, SOT SFIDAT E DYTA ÇEREKFINALE
Luhen sot dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Kupës së Botës. në orën 16 do të luhet sfida mes Suedisë dhe Anglisë, ndërsa në 20:00 është përballja mes Rusisë e Kroacisë.
BOTËRORI, 40 GOLA NGA LOJTARËT E PREMIER LEAGUE
Futbollistët e Premier League janë ata që kanë shënuar më shumë gola në Botërorin e Rusisë deri në këtë moment. 40 është numri i golave të shënuar nga lojtarët e kampionatit anglez, 10 nga të cilët kanë autor Kane e Lukakun.
BRAZILI, TITE: NUK FLAS PËR TË ARDHMEN
Eliminimi nga Belgjika në Botërorin e Rusisë ishte një moment trishtimi për trajnerin Tite. ‘Është një moment me shumë emocione. Belgjika i shfrytëzoi më mirë rastet. Nuk mund të flas tani për të ardhmen’ -tha Tite.
‘TIMES’, INSTRUKSIONE STIL ‘IKEA’ PËR ANGLINË NDAJ SUEDISË
‘Times’ i bën një propozim interesant Anglisë për sfidën me Suedinë. Në faqen e parë të saj u publikua një fletë instruksionesh e stilit ‘Ikea’ për mënyrën sesi Tre Luanët duhet të luajnë për të fituar ndaj skandinavëve.
Top Channel