Banorët e 4 fshatrave të Fushë-Bulqizës i rikthehen protestave për t’i dhënë fund shfrytëzimit të pyllit në Malin e Bardhë.

Prej 4 vitesh, kompania nuk ka mundur të futet në pyll, pasi banorët i nuk kanë lejuar, ashtu siç kanë penguar edhe ndërtimin e rrugës që kalonte përmes fshatrave deri në pyje.

Banorët kanë zënë rrugët, ndërsa një prej tyre është shoqëruar nga policia me akuzën se ka qëlluar edhe me armë. Por vetë Bajram Disha e mohon të ketë kërcënuar njeri. Banorët thonë se do të vazhdojnë protestën dhe do të kujdesen për mbrojtjen e pyjeve.

Këto pyje, banorët i quajnë asetin e tyre të vetëm dhe nuk do të lejojnë askënd që t’i presë. Ata i kanë kërkuar ndihmë edhe kryebashkiakut të Bulqizës, për të mbrojtur pyjet e Malit të Bardhë.

Top Channel