Wimbledon/ Federer avancon pa problem ,eliminohet Venus Williams

07/07/2018 10:33

Roger Federer kalon pa shumë probleme në raundin e katërt të Wimbledonit. Tenisti zviceran mundi në ndeshjen e tij të radhës Jan Lennard Struff me rezultatin 3-0. Federer, numri 2 i renditjes ATP, e dominoi krejtësisht takimin dhe i fitoi setet me rezultatin 6-3;7-5 dhe 6-2 në vetëm 1 orë e 35 minuta lojë.

U kualifikua për në raundin tjetër edhe Gawl Monfils që eliminoi amerikanin Sam Querrey me rezultatin 3-1. Querrey, numri 13 i botës fitoi setin e parë 7-5, por francezi reagoi dhe fitoi 3 setet e tjerë me rezultatin 6-4;6-4;6-2. Kaluan në 1/8 e finaleve edhe Kevin Anderson e Adrian Mannarino që mposhtën respektivisht Kohlschreiber dhe medvedev, ndërsa John Isner elimunoi Albot

Në kampin e femrave, Serena Williams u kualifikua për në raundin e katërt të Wimbledonit, pasi mundi Kristina Mladenoviç me rezultatin 2-0. Tenistes amerikane iu deshën 1 orë e 35 minuta lojë për të fituar këtë ndeshje duke i mbyllur të dy setet me të njëjtin rezultat; 7-5.

Nuk bëri të njëjtën gjë motra e Serenës, Venus Williams, e cili u ndal nga holandezja Kiki Bertens. Bertens e fitoi ndeshjen me Venus Williams me rezultatin 2-1 pas 2 orë e 40 minutash lojë. Bertens fitoi setin e parë 6-2, por Venus barazoi duke fituar të dytin 7-6. seti final ishte shumë i luftuar dhe Bertens e mbylli atë 8-6 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Top Channel