Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BRAZILI, “LUMË” KRITIKASH NDAJ ARBITRAVE DHE “VAR”
Në ndeshjen Brazil-Belgjikë pati përplasje verbale mes arbitrave në dhomën e videoarbitrimit për një penallti të pretenduar nga Brazili që nuk u akordua nga sistemi VAR. Kjo i dha më shumë zë protestave të Seleaos pas eliminimit të bujshëm.

TAKSISTI RUS DROGON DHE VJEDH GAZETARIN E BBC
Një komentator britanik i BBC për botërorin e futbollit u drogua dhe u grabit nga një taksist rus në Moskë. Ai nisi udhëtimin në qendër por u zgjua pak orë më vonë i pandërgjegjshëm se çfarë kishte ndodhur.

GJERMANIA, FAJI I ELIMINIMIT MBI “PLAY STATION”

Gjermania u eliminua për herë të parë në historinë e saj që në grupet e botërorit. Por nëse dikush e quan fat të keq, për mediat angleze, kjo vjen sepse shumë futbollistë luanin deri në orët e para të mëngjesit në Play Station.

SCOLARI KUNDER NEYMAR: KURRE FUTBOLLIST I MADH
Trajneri brazilian Skolari kritikoi ashpër sulmuesin Nejmar, duke thënë se kurrë nuk do arrijë nivelin e Mesit dhe Ronaldos dhe aq më pak atë të legjendës Pele’

Top Channel