E shtunë, 29 Dhjetor 2018
18:04
Basha në protestën te Astiri: Të bashkohemi për të shembur këtë sistem politik!

Ka hyrë në ditën e saj të 56 protesta e banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, për ndërtimin e Unazës së Re.

17:49
Kryemadhi nga Vlora: Të hedhim Ramën në humnerën e krimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim pasditen e kësaj të shtune me strukturat e partisë që drejton në Vlorë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se qeveria e Ramës ka rënë, ndërsa shtoi se ky është çmimi që po paguan ai për ‘pangopësinë e tij’.

17:43
Vullkani në Indonezi, si lindi tsunami vdekjeprurës

Shkalla e kolapsit dramatik të vullkanit indonezian që coi në një tsunami shkatërrimtar të shtunën, në ngushticën sunda, po bëhet e qartë. Kërkuesit kanë ekzaminuar imazhet satelitore të anak krakatau për të përllogaritur sasinë e shkëmbinjve dhe hirit që ishte derdhur në det.

17:19
“Allez Waltzer”, mbrëmja gala me valse austriake në TKOB

Allez Waltzer, le të vallëzojmë të gjithë në tingujt e valsit të mrekullueshëm austriak, për të përmbyllur kështu edhe një vit të gjatë bashkëpunimesh, ndërmjet kulturave të dy vendeve, të Austrisë dhe Shqipërisë.

16:58
Interi e mbyll me fitore, Lazio ndalet në barazim, Atalanta triumfon me goleadë

Interi ia doli të mbyllë vitin me fitore, teksa mposhti Empolin në transfertë me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga Keita Balde, në pjesën e dytë të sfidës.

16:31
Kolaudimi i mjeteve, radhë kilometrike në Durrës

Kjo është rruga që të çon të qendra e kontrollit teknik të automjeteve në Shkozet të Durrësit. Radhë të gjata automjetesh dhe qytetarë që humbasin orë dhe ditë të tëra në pritje të kolaudimit.

16:09
Në trotuar për festa, familja mbetet e pastrehë në Tiranë

Ruzhdi Kojka me bashkëshorten e tij jetojnë prej 10 ditësh në trotuar dhe me shumë gjasa, edhe natën e ndërrimit të viteve do e kalojnë në këto kushte të vështira…

15:50
Pensionistët kërkojnë lehtësim të shpenzimeve, duan udhëtim falas

Ky vit që po mbyllet duket se ka qenë shumë i vështirë për pensionistët, ata që janë më korrektët kur bëhet fjalë për të paguar faturat e ujit apo energjisë elektrike.

15:28
Mbyllja e basteve, ligji jep efekt edhe në Durrës

Shumë persona të varur nga lojrat e fatit nuk do të kenë më mundësi të vetëshkatërrohen nga ushtrimi i kumarit në pikat e shumta të llotove sportive dhe kazinove në qytete e fshatra.

15:08
Rritet taksa e pagave të larta. Shkak, efekti i rritjes së pagës minimale

Vendimi i qeverisë që rrit pagën minimale nga 24 në 26 mijë lekë në muaj prek edhe për punonjësit që kanë rroga më të larta, të cilët tani duhet të paguajnë më shumë sigurime në shtet. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, kur qeveria rri pagën minimale, atëherë automatikisht rritet në të njëjtën masë dhe paga maksimale mbi të cilën mbahen sigurimet shoqërore.

14:53
Varreza serbo-malazeze. Skandali sonte në dokumentarin “Gjurmë Shqiptare”

Pas varrezave të ushtarëve grekë në jug, një skenar thuajse i njëjtë po zbatohet edhe në veri të vendit me ata serbo – malazezë…

14:37
Ministrat do presin për dekretimin. Kuvendi mblidhet më 21 janar

Një ditë pas Asamblesë ku ndryshoi më shumë se gjysmën e qeverisë, Kryeministri Rama ende nuk ia kishte dërguar për dekretim emrat e rinj kreut të shtetit.

14:15
Pamje fantastike nga Barcelona (Foto)

Laura Cremaschi është një “showgirl” e famshme italiane, e cila ditët e fundit të këtij viti po i kalon në Barcelonë.

13:59
Afron Australian Open, merren masa për përballimin e të nxehtit

Australian Open është turneu i parë Grand Slam i çdo viti në tenis. Së fundmi, në Melburn pjesëmarrësit në këtë turne madhor janë përballur me vështirësi të shumta të shkaktuar nga moti tej mase i nxehtë, ku ka pasur edhe raste kur janë humbur ndjenjat.

13:52
PD, Boçi: Rama nuk u dha shpërblim mësuesve

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Edi Rama u mohoi mbi 30 mijë mësuesve shpërblimet për Vitin e Ri.

13:43
Po zhduket tradita e bakllavasë, tani blihet e gatshme

Sektorin ku prodhohen shërbetrat në pastiçeri e gjejmë të tejmbushur me tepsitë e bakllavave këto ditë të fundit të vitit.

13:41
NBA/ Pa LeBron James, Lakers humbin derbin e Los Angeles (Video)

Clippers fiton derbin e Los Angelesit me Lakers, duke i shkaktuar kësaj të fundit humbjen e dytë radhazi.

13:26
Lulishte dhe kënd lojërash tek aneksi i stadiumit “Arena Kombëtare”, Veliaj: Dhuratë për Vitin e Ri

Ndërsa vijojnë punimet tek stadiumi “Arena Kombëtare”, Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e hapësirës pas tij, e cila do të shndërrohet në një kënd lojrash dhe mjedis çlodhës.

13:19
Shpendi i festës. Një gjel deti bio, në Baldushk

Sa më shumë afron nata e ndërrimit të viteve, aq më shumë njerëz vizitojnë fshatin Baldushk afër Tiranës, i famshëm për gjelat e detit.

13:07
Diaspora në ditën e dytë të protestës. Thirrje politikanëve: Largohuni!

Diaspora shqiptare ka protestuar për herë të dytë para Kryeministrisë dhe ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen shqiptare.

13:02
Fier, bastet deri në ditën e fundit

Tre ditë përpara përfundimit të afatit për mbylljen e lojrave të fatit, në Fier janë mbyllur shumë pika bastesh. Ndërkohë, ato pak pika të hapura, po i shfrytëzojnë ditët e mbetura të këtij viti.

12:43
Sot në “Hipokrati”, shëndeti oral

Sipas Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90% të popullsisë.

12:35
Bulqizë, rriten çmimet për festat e fundvitit

Ditët e fundit të vitit kanë sjellë edhe një rritje të çmimeve të shportës në tregun e Bulqizës.

12:13
Për festa, blerjet në Greqi

Rreth 44 mijë shtetas shqiptarë kanë mbërritur në Shqipëri nëprmjet pikës kufitare prej Kakavijës që prej datës 19 dhjetor.

12:00
Festat janë më argëtuese me “Shiko kush luan” në Top Channel

Një tjetër natë festive në “Shiko kush Luan”, emisioni që mbledh personazhet më në zë, për t’i argëtuar së bashku me lojëra zbavitëse në Top Channel nën drejtimin e Luana Vjollcës.

11:55
Shpërthim në një anije në Qipro

Një shpërthim ka ndodhur të shtunën në një anije-cisternë në Qipro.

11:39
Në vitin 2019 i jepet fund kodeve të huaja telefonike në Kosovë

Kosova përfundimisht në fillim të vitit 2019 pritet të bëjë largimin e të gjitha kodeve të huaja telefonike dhe të përdor vetëm kodin telefonik të Kosovës +383, bëjnë të ditur përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

11:29
Barcelona “ndez” merkaton e janarit, gati afrimi i dy mesfushorëve

Barcelona duket se do të jetë skuadra që do të “ndezë” merkaton e janarit, pasi është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e dy mesfushorëve më të kërkuar në Europë.

11:11
Tiranë, gjendet i vdekur një shofer kamioni

Një shofer kamioni është gjetur i pajetë në Tiranë, paraditen e së shtunës.

11:04
Tërheqja e SHBA-së nga Siria, armët e ushtrisë mund t’u mbeten kurdëve

Komandantët e ushtrisë amerikane, të cilët po planifikojnë largimin e trupave ushtarake nga Siria, kanë rekomanduar që armët t’ju mbeten luftëtarëve kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik, veprim që do të zemëronte aleatin e NATO-s, Turqinë.

10:54
Rama mbledh Kryesinë e partisë, fokusi…

Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Kryesinë e partisë. Mësohet se në mbledhje u diskutua për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit. Ndërkohë që dje u miratua edhe ngritja e një grupi pune për hartimin e Statutit të ri të Partisë Socialiste.

10:48
Veliaj zbulon kartolinën e urimit për qytetarët e Tiranës, e krijuar nga një nxënës i “Fan Nolit” (Foto)

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga momenti i ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur kartolinën e vet të urimit për gjithë qytetarët e saj.

10:46
Policia e Shtetit surprizon vogëlushin në Bathore

Policia e Shtetit ka surprizuar një fëmijë të vogël në Bathore, i cili dëshiron të jetë në të ardhmen pjesë e strukturave të policisë. Policia i ka bërë një sërë dhuratash Kevinit, si makina policie, mjete patrullimi e një uniformë.

10:30
Nëse lindni fëmijë në Zvicër merrni…

Në një përpjekje për të rritur lindjet, pjesa italiane e Zvicrës po paraqet një bonus prej 3000 franga për të pasur një fëmijë. Duke filluar nga viti 2019, kantoni Ticino në Zvicrën jugore, do të ofrojë shpërblim për prindërit e fëmijëve të sapolindur ose të sapoadaptuar. Për të marrë këtë shpërblim, familja nuk duhet të tejkalojë 110 000 franga në vit.

10:05
Supersfidë në Premier League, Liverpool-Arsenal në ndeshjen e fundit të vitit

Liverpool-Arsenal është supersfida e kësaj të shtune në Premier League.

09:55
Modelja tregon celulitin: Është diçka normale për femrat (Video+Foto)

Një modele australiane ka postuar në Instagram një video ku tregon celulitin e saj.

09:43
Orban “ndryshon” historinë. Hiqet statuja e kreut të revoltës popullore hungareze

Në mënyrë sekrete është hequr nga sheshi pranë Parlamentit të Budapestit statuja e Imre Nagy, kryetar i revoltës popullore në Hungari në vitin 1956.

09:37
“Suspiria 2019”. Filmi horror nga data 1 janar në kinematë eruropiane

Realizimi i filmit “Suspiria” ka përfunduar. E shumëpritura histori horrori e skenaristit Dario D’Argento, e drejtuar nga regjizori kandidat për çmim Oscar, Luca Guadagnino, do të mbërrijë në sallat e kinemasë europiane duke filluar që nga data 1 Janar.

09:24
ONM, Calavera/ “Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar: duke shikuar prapa një vit vetting-u”

Pas disa muajsh të ndërtimit të themeleve dhe përgatitjes së terrenit, në javët e fundit ka pasur disa arritje të rëndësishme në procesin e vetting-ut të gjyqësorit në Shqipëri, i cili duhet të shënohet para mbarimit të vitit.

09:06
Vasili: 7 xhuxhat në qeveri si gromësima e Ramës

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, i konsideroi “xhuxha” ministrat e rinj të qeverisë që u caktuan dje nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

08:11
Itali, mesazhe kundër Krishtlindjes, dëbohet për terrorizëm emigranti shqiptar

Publikoi mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook dhe në saj të lidhjeve me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale, autoritetet italiane kanë dëbuar shqiptarin që jetonte prej kohësh në Padova.

05:32
Gjermania miraton ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës së “Fehmarnbelt”

Autoritetet gjermane të premten dhanë miratimin e tyre për një hekurudhë dhe tunel rrugor prej 8 miliard dollarësh, që lidhin Danimarkën dhe Gjermaninë, pavarësisht kundërshtimeve mjedisore.

04:46
E premtja e protestave në Gaza, vritet një palestinez dhe plagosen katër të tjerë

Mijëra palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

03:59
Merkel dhe Macron apel Rusisë: Lironi marinarët ukrainas

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, kërkuan të premten që Rusia të lirojë marinarët ukrainas, të cilët u kapën së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar.

03:02
Magjia e iluzionistëve, më të mirët e Broadwayt mbërrijnë në Itali

Mbërrin për herë të parë në Itali magjia e “Iluzionistëve”, grupit të përzgjedhur të Magjistarëve të Broadwayt.

02:10
Debate për buxhetin e ri në Itali, Conte merr në mbrojtje draftin

Kryeministri italian Giuseppe Conte të premten e mbrojti fuqishëm buxhetin e vitit 2019 të qeverisë, ndërsa parlamenti mbajti një debat të zjarrtë mbi paketën, e cila duhet të miratohet brenda fundit të vitit për të hyrë në fuqi më 1 janar.

01:18
Erdogan: Largojmë grupet terroriste dhe më pas ikim nga Siria

Turqia nuk do të mbetet për asnjë moment në qytetin sirian të Manbij, nëse njëmbëdhjetë “organizata terroriste” largohen nga zona, tha presidenti Tayyip Erdogan të premten, disa orë pas ushtria siriane tha se kishin hyrë në qytet.

00:35
Moska dhe Londra, marrëveshje për rikthimin e diplomatëve në ambasadat përkatëse

Moska dhe Londra kanë arritur një marrëveshje për të kthyer disa pjesëtarë të stafit të tyre diplomatik në ambasadat e tyre përkatëse, pasi ata dëbuan dhjetëra diplomatë në fillim të këtij viti, njoftoi të premten ambasada ruse.

E premte, 28 Dhjetor 2018
23:57
U refuzua nga Italia dhe Malta, zbarkon në Spanjë anija me mbi 300 emigrantë

Një anije spanjolle shpëtimi u ankorua në portin Algeciras, në Spanjën jugore të premten, duke sjellë në breg shumë më tepër se 300 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe një javë më parë.

23:44
Taksa që hapi vende pune, rritet me 40% prodhimi në Kosovë

Avniu kishte tre vjet pa punë. Me rritjen e prodhimit në fabrikën e Sylejman Konushevcit, pas vënies së taksës prej 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, u punësuan 20 persona. Ndër ta edhe Avniu.

23:28
Leonardo sqaron aludimet mbi të ardhmen e Gattusos

Milani do të përballet nesër në mbrëmje me Spalin, në një sfidë që nga shumë njerëz të futbollit në Itali, konsiderohet edhe si testi i fundit i Gattusos në pankinën e kuqezinjve dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores, do të pasohej me humbjen e tij.

23:10
Hell’s Kitchen/ Ervini, finalisti i parë

Procedura e eliminimit është ndikuar nga situata shëndetësore e Brunildës, e cila u largua nga kuzhina pa përfunduar shërbimi i darkës.

23:05
Hell’s Kitchen/ Brunilda e sëmurë

Pasi i ka kërkuar shef Renatos të dalë jashtë kuzhinës për t’u qetësuar, Brunilda nuk është ndierë mirë fizikisht dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore.

23:01
Hell’s Kitchen/ Sileone shtyn Renaton

Për 11 episode, shef Renato ka këmbëngulur në kërkesat e tij në kuzhinë.

22:55
Hell’s Kitchen/ Tension në kuzhinë, thyhen pjatat e Sileones

Konkurrentët e dinë se, sot, kjo mund të jetë mbrëmja e fundit e tyre në “Hell’s Kitchen”.

22:50
Hell’s Kitchen/ Thyerja e pjatave të Elvanës

Shef Renato nuk i ka toleruar detajet që në episodet e para të “Hell’s Kitchen”.

22:09
Britania e shpall “incident madhor” fluksin e emigrantëve në La Mansh

Numri gjithnjë e në rritje i emigrantëve që po përpiqen të kalojnë kanalin anglez, apo përmes ngushticës së La Manshit me varka të papërshtatshme për lundrim, ka bërë që Sekretarja e Brendshme britanike ta shpallë këtë situatë “një incident madhor”.

22:02
Hell’s Kitchen/ Renato përlotet

Shef Renato u ka sjellë konkurrentëve pjatën e tij të preferuar, të cilën u ka kërkuar ta rikrijojnë, si në kompozim, ashtu dhe në shije.

21:24
Hell’s Kitchen/ Elvana, diskutim me Sileonen në “Reality”

Pasi kanë përfunduar shërbimin e darkës së shkuar, Elvana dhe Sileone debatojnë ashpër në dhomën “Living”.

21:19
Egjipt, bombë autobusit në lëvizje, 3 të vdekur e 11 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në anë të rrugës ka shkaktuar vdekjen e 3 personave, dy turistë vietnamezë dhe një guidë lokale turistike, si dhe ka plagosur 11 të tjerë që po udhëtonin me një autobus pranë piramidave të Gizës, në Egjipt.

20:58
SHBA, “epidemia” e mësueseve që bëjnë seks me nxënësit

Është krim që një mësuese të kryejë marrëdhënie seksuale me një nxënës, që praktikisht është fëmijë.

20:46
Dy vëllezërit tetraplegjikë: Administratori gabon me pensionin tonë të invaliditetit

Në redaksinë e “Fiks Fare” ka mbërritur një ankesë nga familja Bicaj, për pensionin që merrnin në dorë të dy djemtë e tyre tetraplegjikë të kategorisë së parë.

20:46
Ndryshimet në kabinet, Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit

Ndryshimet në qeveri, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i komentonte me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke i konsideruar ato si një hap të madh që do të garantojë fitoren në zgjedhjet lokale të qershorit.

20:38
Britanikja “The Independent”, guidë për Tiranën turistike: Qyteti që po ndryshon…

Një tjetër media prestigjioze ndërkombëtare, kësaj here britanikja “The Independent” i ka kushtuar Tiranës një reportazh të gjatë, si një ftesë për gjithë lexuesit e saj për ta vizituar atë.

20:07
Librat më të mirë sipas Institutit “Pashko”

Shpeshherë shkrimtarët thonë se ndihen të vetmuar dhe të izoluar nga njëri-tjetri. Megjithatë, për të sjellë vëmendjen te letërsia, te debati dhe te kultura, është gjithmonë kritika, por edhe renditjet e çmimet.

19:03
Protesta e emigrantëve, para Kryeministrisë edhe banorët e “Astirit” dhe studentë

Një grup emigrantësh shqiptarë kanë zhvilluar protestën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.

19:01
Harrojeni të kuqen dhe të zezën! Ngjyrat që duhet të vishni natën e ndërrimit të viteve

Një nga problemet më të mëdha të të gjitha vajzave është veshja, aq më tepër kur bëhet fjalë për shfaqje apo festa me rëndësi të veçantë.

18:46
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, në orbitën e Galatasarayt

Paraqitjet e mira në kampionatin turk të futbollit, si dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve ku spikati me përfaqësuesen e Kosovës, e kanë vendosur Vedat Muriqin në orbitën e skuadrave të rëndësishme.

18:39
Fabregas po negocion largimin nga Chelsea

Aventura e Francesc Fabregas me fanellën e Chelseat është praktikisht e mbyllur, aq sa futboollisti spanjoll po bën presion për t’u shkëputur që në merkaton e këtij dimri.

18:34
Napoli proteston ashpër: Serie A, e falsifikuar

Vendimet e gjykatësit sportiv mendohej se do të ulnin ritmin e polemikave, pas ndeshjes mes Interit dhe Napolit, por e shtuan më shumë zjarrin dhe forcuan zërin e protestave, sidomos në kampin e Napolit.

18:28
Spali përcakton fatet e Gattusos te Milani

Mbrëmja e së shtunës në stadiumin “San Siro” përfaqëson për trajnerin Gennaro Gattuso një etapë të rëndësishme te Milani, pasi loja dhe rezultati ndaj rivalëve modestë do të përcaktojë edhe të ardhmen e tij.

18:24
“Barça e katalanasve”, Pique projektohet si president klubi

Gerard Pique bleu para pak ditësh aksionet e skuadrës së Andorrës në futbollin spanjoll, ndërsa kompania e tij “Kozmos” po reformon Kupën “Davis” në tenis.

18:11
Fushë Krujë-Milot, aksidentohet për vdekje këmbësori

Një tjetër person ka gjetur vdekjen nga aksidentet në akset rrugore të vendit. Një i tillë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Patokut”.

18:02
Tërhiqen kurdët, forcat e Assadit rimarrin qytetin strategjik

Forcat siriane proqeveritare kanë hyrë në qytetin verior të Manbij, për të parën herë në 6 vite. Milicitë kurde që kontrollonin zonën u tërhoqën dhe ftuan forcat siriane të rimarrin qytetin, në mesin e frikës se trupat turke do të ndërmerrnin një ofensivë të re.

17:55
Kapiteni “Jack Sparrow” viziton fëmijët e sëmurë (Foto)

Ai është nxjerrë jashtë “Piratëve të Karaibeve” pas plot 5 filmash, ndërkohë që “Disney” rikthen serinë në jetë.

17:48
Trump kërcënon: Do të mbyll plotësisht kufirin me Meksikën

Presidenti Donald Trump kërcënoi të mërkurën se do të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë plotësisht, nëse Kongresi nuk miraton miliarda dollarë financime për ndërtimin e murit.

17:42
Alarm në Australi, i nxehti i madh thyen rekordet

Temperatura rekord janë regjistruar në Australi, duke bërë që pjesë të vendit të jenë në alarm për shkak të rrezikut nga zjarret.

17:35
Ndahet nga jeta shkrimtari izraelit Amos Oz

Amos Oz, shkrimtar i famshëm izraelit dhe një avokat i zëshëm i paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

17:31
Kosova, taksa 100% edhe për markat ndërkombëtare që hyjnë nga Serbia e Bosnja

Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifë doganore 100 për qind edhe për markat ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, e nga këto shtete hyjnë në Kosovë.

16:15
Vrasja në Laprakë, arrestohet miku i vrasësit të 17-vjeçares

Policia ka arrestuar një person lidhur me krimin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos i dashuri i saj Erjon Benga.

15:55
Top Talk/ Pacolli: NATO dhe BE do ta mbështesin krijimin e ushtrisë sepse…

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës, u shpreh për Top Talk se Ushtria e Kosovës kishte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por shumë shpejt do të ketë mbështetje edhe nga faktorët e tjerë ndërkombëtarë.

15:50
Top Talk/ Pacolli për dialogun me Serbinë: Pres që LDK-ja të…

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë për emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se dialogu me Serbinë “është përfolur shumë në 6 muajt e fundit dhe kjo temë në fillim ishte si ujku në oborrin e shtëpisë, por ai ujk u kthye në qengj tashmë dhe është pjesë e debateve kudo në Kosovë”.

15:45
E bujshme! Gjermania, më keq se Shqipëria në aspektin e…

Gjermania mbetet pas në aspektin e rrjetit të telefonave celularë. Sipas një studimi të kompanisë konsulente Aachen P3, i realizuar për llogari të grupit parlamentar të ekologjistëve, Gjermania në këtë drejtim vjen edhe pas Shqipërisë.

15:40
Angelina Jolie nuk përjashton karrierën politike

Është një yll Hollivudi, por kjo nuk e pengon të synojë edhe politikën.

15:33
Shqiptari vdes në burg, shoku: E vranë grekët, i injektuan gjilpëra dhe…

Burgjet greke janë kthyer në një tmerr të vërtetë për shqiptarët, pasi një tjetër jetë e humbur bashkëkombësi është shënuar këtë javë në këto institucione të vuajtjes së dënimit. Mësohet se 33-vjeçari nga Vlora, Gëzim Shekaj ka ndërruar jetë në qeli, teksa mbahej në burg përtej afatit të përcaktuar nga gjykata në Greqi.

15:31
Durrës, çmimet e perimeve përlotin të moshuarit

Në tregun e qytetit bregdetar të Durrësit, një kilogram qepë në këtë fund dhjetori shkon nga 110-150 lekë, duke e kthyer perimen më të përdorur të kuzhinës shqiptare në një produkt luksi.

15:27
Hajdutët e vegjël në “fushatë”. Vjedhin edhe mishin në frigorifer

Hajdutët janë kthyer në problem për banorët e fshatrave të Lushnjes. Nuk ka natë që ndonjë nga banesat e zonës së Karbunarës të mos vidhet.

15:24
Fishekzjarret e Vitit të Ri. Në Tiranë do t’i hedhë bashkia në mesnatë

Për herë të parë, jo vetëm disa ditë para natës së Vitit të Ri, por as në momentin e ndërrimit të viteve, qytetarët nuk do të hedhin fishekzjarre.

15:24
Në Berat, më pak ullinj

Bilça është një nga zonat më prodhimtare të ullirit të tavolinës, sic njihet ndryshe ulliri i Beratit.

15:18
Kur do të ndërtohet SPAK? Kreu i KLP-së shpjegon afatet dhe kriteret

Kur mund të fillojë emërimi i prokurorëve për në SPAK? “Kjo është pyetja në mendjen e të gjithëve”, përgjigjet Gent Ibrahimi.

15:18
“Farërat na dëmtuan”. Fermerët në Korçë ankohen edhe për pesticidet

“Vjet e hodhëm nëpër kanale. Këtë vit na dëmtoi farishtja e keqe dhe thatësira”. Kështu thanë fermërët e Myzeqesë. Për farë jo cilësore të qepës ankohen edhe fermerët e Korçës.

15:01
Turqi, njerëzit vërshojnë në biletari për lotarinë që i bën milioner brenda natës

Çdo vit, në vigjiljen e Vitit të Ri, mijëra njerëz në Stamboll vërshojnë për të provuar fatin e tyre me lotarinë e famshme “Nimet Abla”, të joshur nga premtimi i shndërrimit brenda natës në milioner.

14:55
Deutsche Welle: Shqipëria, “Kolumbia e Europës”. Edhe reformat politike kanë ecur ngadalë

Para 15 vjetësh, 6 vende të Ballkanit morën bashkë me “premtimin e Selanikut” edhe perspektivën për një anëtarësim pa vonesa në BE.

14:52
Shkelje flagrante të semaforit, policia nuk fal (Video)

Policia Rrugore e Tiranës vijon të patrullojë dhe monitorojë rrugët kryesore të kryeqytetit me qëllim ndërgjegjësimin, por edhe ndëshkimin e shkeljeve që janë rrezik potencial për aksidente rrugore, siç janë shkeljet e semaforëve, përparësitë ndaj këmbësorëve, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit etj.

13:58
Ekonomia u rrit me 4,35%. Ndikimi më i madh nga…

Ekonomia shqiptare u rrit me 4.48% në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

13:36
“Të fejuarit tim, kjo foto i kujton një gjë që hahet” (Foto)

Elena Morali është një “showgirl” italiane e cila është bërë e famshme në spektaklet me humor të Mediaset-it dhe është e fejuara e komikut Gianluca Fubelli, i njohur si “Scintilla”.

13:28
Reali i merr City-t talentin 19-vjeçar

Talenti i Manchester City, Brahim Diaz, do të transferohet në Spanjë në merkaton e janarit.

13:25
Vajza stjuardesë, babai i feston Krishtlindjet në avion

Krishtlindjet janë festa simbol e fundvitit, rasti për t’u takuar dhe festuar me miq e të afërm. Pierce Vaughan, një stjuardesë amerikane, këtë vit nuk arriti t’i kalojë festat me prindërit e saj në shtëpi: duhej të punonte si me 24, ashtu edhe me 25 dhjetor. Atëherë babai i saj vendosi të prenotojë të gjitha fluturimet ku e bija ishte me shërbim për të festuar me të në… ajër.

13:22
Mali i Zi dëbon 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe

Mali i Zi do të dëbojë më shumë se 30 murgj dhe priftërinj të Kishës Ortodokse serbe. Me anëtarët e familjeve të tyre, janë rreth pesëdhjetë qytetarë që punojnë në këtë vend.

13:14
Ndryshimet në qeveri, Meta: Nuk vlejnë nëse…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur nga Korça për ndryshimet e Ramës në qeveri, duke theksuar se e rëndësishme është që të ndryshojë filozofia e qeverisjes.