Policia ka arrestuar një person lidhur me krimin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos i dashuri i saj Erjon Benga.

Mësohet se i arrestuari është Roland M., dhe ai raportohet të jetë personi që mbështeti autorin 19-vjeçar që ekzekutoi me plumb në kokë adoleshenten, me të cilën dyshohet se ka pasur një flirt më parë.

Urdhër arresti për Roland P. është lëshuar bazuar në akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është bërë me vendim të Prokurorisë Tiranë që po heton për krimin e rëndë.

Ndërkohë, i arrestuari mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë ndërsa 6 orë pas ndalimit të tij ai ka refuzuar të flas me hetuesit.

Në kërkim mbetet ende autori i vrasjes së 17 vjecares Griselda Gjikolaj, i identifikuar si Robert. P, 19 vjeç nga Puka. Ka dyshime se ai e kishte planifikuar më parë vrasjen duke pritur Gjikolajn dhe Begën të dilnin nga lokali ku po konsumonin kafen.

Mësohet se uniformat blu po kryejnë kërkime për të gjetur shtetasin Robert P., me operacione që po kryhen në Tiranë dhe Durrës, ku dyshohet se ai fshihet.

Ndërkohë po ekzaminohen edhe telefonat celularë të viktimës dhe të plagosurit për të kuptuar nëse kanë pasur apo jo komunikim me autorin e krimit, ndërsa nga grupi hetimor është mësuar se ngjarja e rëndë është zbardhur, por për shkak të përfshirjes së të miturve në krim dhe shmangies së hakmarrjes mes familjeve, asnjë detaj nuk mund të raportohet zyrtarisht.

Top Channel