Ky vit që po mbyllet duket se ka qenë shumë i vështirë për pensionistët, ata që janë më korrektët kur bëhet fjalë për të paguar faturat e ujit apo energjisë elektrike.

Kreu i Shoqatës së Integrimit të Pensionistëve thotë se pensionistët jejtojnë me shumë pak të ardhura, të vetmuar dhe të harruar.

“Po t’i shikosh pensionistët ulen vetëm nëpër kafe se nuk paguajnë dot kafe për një bashkëmoshatar të tyre”, shprehet kreu i shoqatës, Osman Terziu.

Në emër të afro 700 mijë pensionistëve, Terziu kërkon rritje të pensioneve, pasi siç dhe tregon, u mbeten shumë pak për ushqim. Pensionistët i kërkojnë qeverisë të paktën udhëtimin t’ua mundësojë falas.

Ndonëse këtë fund viti qeveria u dha shpërblim, sërish pensionistët janë të pakënaqur, por me probleme akoma janë pensionistët që jetojnë të vetmuar, pasi fëmijët i kanë jashtë Shqipërisë dhe ata duhet të përballen të vetëm me të gjitha vështirësitë.

Top Channel