Vendimi i qeverisë që rrit pagën minimale nga 24 në 26 mijë lekë në muaj prek edhe për punonjësit që kanë rroga më të larta, të cilët tani duhet të paguajnë më shumë sigurime në shtet. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, kur qeveria rri pagën minimale, atëherë automatikisht rritet në të njëjtën masë dhe paga maksimale mbi të cilën mbahen sigurimet shoqërore.

Deri më tani paga maksimale mbi të cilën mbahen sigurimet shoqërore është 105 mijë e 850 lekë. Por për shkak të rritjes së rrogës minimale, nga 1 janari do të rritet automatikisht edhe paga maksimale për efekt të sigurimeve duke arritur në 114 mijë e 670 lekë në muaj.

Por si e ndikon kjo pagesën e sigurimeve?

Sipas ligjit masa totale e sigurimeve shoqërore që paguhen mbi një pagë është 24.5 për qind e rrogës. Nga këto 15 për qind i paguan punëdhënësi dhe 9.5 për qind punëmarrësi.

Pra një punonjës i cili paguhet mbi 105 mijë lekë në muaj, aktualisht I mbahen 10 mijë lekë sigurime shoqërore. Por nga data 1 janar shuma e sigurimeve që duhet të paguajnë këta të punësuar rritet në 10 mijë e 900 lekë. Pra nga 1 janari tëë punësuarit me paga mbi 105 mijë lekë në muaj do të paguajnë rreth 900 lekë më shumë sigurime në muaj.

Sigurimet rriten edhe për pjesën që paguan punëdhënësi. Nëse llogariten të dy efektet atëherë rritja totale e sigurimeve është mbi 2 100 lekë në muaj. Ligjërisht punonjësit duhet të paguajnë vetëm pjesën e tyre, pra 900 lekë shtesë në muaj. Por në Shqipëri, shpesh kompanitë ja u transferojnë punonjësve të gjithë rritjen, përfshirë edhe pjesën që u takon atyre duke ulur pagën neto.

Top Channel