Seanca plenare kthehet në ‘arenë boksi’ në Gjeorgji, përplasje fizike mes deputetëve Rreth 331 milionë njerëz, ose 6.2% e popullsisë globale të moshës 15-64 vjeç, kanë përdorur të paktën një lloj droge gjatë vitit 2024.
Ky është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2014, kur përqindja ishte 5.2%. Të dhënat publikohen në Raportin Botëror për Drogat 2026 të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, i cili paralajmëron se tregjet globale të drogës po transformohen me shpejtësi.
Sipas raportit, grupet kriminale po përfitojnë nga zhvillimet teknologjike, konfliktet dhe paqëndrueshmëria globale për të krijuar droga të reja sintetike, për të hapur rrugë të reja trafiku dhe për të depërtuar në tregje të reja. Drogat jane më të forta dhe më të rrezikshme se më parë.
Pasojat janë miliona vdekje të parakohshme, rrjete kriminale që deformojnë ekonomitë dhe rritje e pasigurisë e dhunës.
Raporti tregon se kanabisi mbetet droga më e përdorur në botë, me 256 milionë konsumatorë, i ndjekur nga opioidet 63 milionë, amfetaminat 32 milionë, kokaina 25 milionë dhe ekstazia 21 milionë. Një tjetër shqetësim i madh është shtimi i drogave sintetike.
Në vitin 2024 u identifikuan 755 substanca të reja psikoaktive, ndërsa 118 prej tyre u raportuan për herë të parë, duke treguar ritmin me të cilin prodhuesit e paligjshëm po shmangin kontrollet dhe legjislacionin.
Ndalimi i kultivimit të opiumit në Afganistan ka ulur ndjeshëm prodhimin e heroinës, ndërsa trafikantët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt opioideve sintetike si fentanili, nitazenet dhe substanca të tjera shumë të fuqishme.
Sipas raportit, përdorimi i drogave mbetet i lidhur ngushtë me rritjen e kriminalitetit, dhunës, varfërisë, problemeve të shëndetit mendor dhe përjashtimit social.
Top Channel