Shkalla e kolapsit dramatik të vullkanit indonezian që coi në një tsunami shkatërrimtar të shtunën, në ngushticën sunda, po bëhet e qartë. Kërkuesit kanë ekzaminuar imazhet satelitore të anak krakatau për të përllogaritur sasinë e shkëmbinjve dhe hirit që ishte derdhur në det.

Ata thonë se vullkani ka humbur më shumë se dy të tretat e peshës dhe vëllimit të tij gjatë javës së shkuar. Pjesa më e madhe e kësaj mase mund të ketë rrëshqitur në det me një lëvizje të vetme. Kjo do të shpjegonte edhe zhvendosjen e ujit dhe gjenerimin e dallgëve 5 metra të larta që mbytën zonat bregdetare të javës dhe sumatrës.

Qendra e vullkanologjisë dhe gjeologjisë ka studiuar fotot e marra nga një numër satelitësh. Ato kanë mundësuar përllogaritjet fillestare të masës së humbur të vullkanit, vecanërisht në anën e tij perëndimore.

Ai që dikur ishte një krater vullkanik 340 metra i lartë, tani sipas ekspertëve është vetëm 110 metra i lartë. Në kuptimin e vëllimit, 150-170 milionë metra kub material ka humbur dhe 40-70 milionë metra kub kanë mbetur në vend.

Agjencia indoneziane e katastrofave tha se më shumë se 400 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 20 janë ende të zhdukur. Për më tepër, 40 mijë vetë janë zhvendosur.

Top Channel