Orban “ndryshon” historinë. Hiqet statuja e kreut të revoltës popullore hungareze

29/12/2018 09:43

Në mënyrë sekrete është hequr nga sheshi pranë Parlamentit të Budapestit statuja e Imre Nagy, kryetar i revoltës popullore në Hungari në vitin 1956.

Eksponentët e qeverisë së Viktor Orban shumë herë e kanë cilësuar Nagy-n si “komunist ndër më të këqinjtë”, duke e akuzuar si spiun i KGB-së sovjetike përgjatë periudhës staliniste. Në kujtesën historike të hungarezëve, Nagy, i dënuar me vdekje dhe i ekzekutuar në vitin 1958, është konsideruar si hero kombëtar.

Në vend të statujës së hequr është planifikuar të ndërtohet një monument që daton më herët se periudha e Luftës së Dytë Botërore, dedikuar viktimave të genocidit prej revolucionit të kuq rus të vitit 1919. Nagy u burgos dhe u ekzekutua në 1958, pas dështimit të revoltës që pati për shkak ndërhyrjen e forcave ushtarake sovjetike në Hungari.

Ky ndryshim bën pjesë në luftën kulturore dhe identitare të qeverisë Orban kundër vlerave të liberalizmit dhe të së majtës hungareze. Kryeministri hungarez deri tani ka spostuar vendin e Universitetit Ceu, gjykatat e rretheve, ndërsa së fundmi monumentin e Nagy-t.

Partia Demokratike e Hungarisë e ka ironizuar kryeministrin me slloganin: “Po ty, kur do të vijë radha?”

Top Channel