Një grup emigrantësh shqiptarë kanë zhvilluar protestën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.

Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet për më shumë dinjitet, e për luftë kundër korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Protestës së emigrantëve u janë bashkuar edhe banorët e “Unazës së re”, si dhe një grup i vogël studentësh që vijojnë prej disa javësh duke protestuar.

Në këtë tubim, folësit i kërkuan qeverisë dhe kryeministrit ndryshime të thella në ekonominë e vendit.

Me flamuj kombëtarë në duar, emigrantët u shprehën se do të jenë edhe gjatë dy ditëve në vazhdim në këtë protestë.

Top Channel