Ndryshimet në qeveri, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i komentonte me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke i konsideruar ato si një hap të madh që do të garantojë fitoren në zgjedhjet lokale të qershorit.

Por, si zakonisht, notat thumbuese nuk kanë munguar as këtë herë kur zgjedh t’u përgjigjet komenteve të bëra më herët gjatë ditës nga kryeopozitari dhe Presidenti i Republikës mbi ndryshimet e kabinetit.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë). S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenar për PS”, shkruan kryeministri.

Kryeministrit, siç duket nuk i mungon aspak optimizmi për zgjedhjet e 28 qershorit të 2019-s.

Top Channel