Një anije spanjolle shpëtimi u ankorua në portin Algeciras, në Spanjën jugore të premten, duke sjellë në breg shumë më tepër se 300 emigrantë të shpëtuar në Detin Mesdhe një javë më parë.

Disa vende evropiane, përfshirë Maltën dhe Italinë, kishin refuzuar hyrjen në portet e tyre të anijes Proactiva Open Army, edhe pse një nënë dhe foshnja e saj e sapolindur u morën me helikopter në Maltë. Shumica e 308 emigrantëve janë afrikanë dhe u kapën në brigjet e Libisë.

Stafi i policisë spanjolle dhe i Kryqit të Kuq i ndihmoi migrantët të zbrisnin. Kryqi i Kuq kishte ngritur tenda në zonën ku u ankorua anija, për të administruar kontrollet e menjëhershme mjekësore.

Imigracioni i paligjshëm në Europë është trajtuar ashpër në përgjithësi që nga viti 2016, por ardhjet në Spanjë janë më shumë se dyfishuar në vit, në shkallën prej më shumë se 1,000 njerëzish në javë, këtë vit.

Top Channel